Bota23 Gusht 2018, 12:31

I riu kryen aktin e turpshëm, vjedh në xhami një ditë pas festës së Kurban Bajramit

Shkruar nga Pamfleti
I riu kryen aktin e turpshëm, vjedh në xhami një ditë pas

Një ditë pas festës së Kurban Bajramit, në xhaminë Hatunije në Prishtinë është kryer një vjedhje.

Imami Ramadan Avdullahu ka publikuar në Facebook një video e cila tregon momentin ku i riu është duke kryer vjedhjen në xhami.

I riu ka vjedhur një sasi parash të konsiderueshme nga arka. 

Në pamjet e publikuara shihet se për të hapur arkën në të cilën gjendeshin paratë ai ka përdorur një mjet të fortë. 

 

 

 

 

Rajoni Vjedhje xhami