Kronike 8 Gusht 2018, 23:02

I riu ndërron jetë pas operimit, familja fajëson mjekët

Shkruar nga Pamfleti

I riu ndërron jetë pas operimit, familja fajëson mjekët

Nëntëmbëdhjetë vjeçari Drin Leku nga fshati Baincë i Drenasit ka vdekur mbrëmë pas mesnatës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Mjekët e kësaj qendre po fajësohen nga familjarët për pakujdesi dhe neglizhencë ndaj djalit të tyre.

I ndjeri raportohet se prej tri vitesh kishte pasur probleme me apendicit. Babai i Drinit, Rrustemi thotë se javën e fundit e kishte dërguar disa herë të birin për kontrollë në QKUK, por përkundër dhimbjeve të vazhdueshme, mjekët nuk e shtruan në spital, pasi konsideruan se nuk është e nevojshme.

Leku thotë se pas insistimit të tij, mjekët e kishin futur në operim të birin, tashmë të ndjerë

Kur e kanë bërë operacion thanë se e ka gjendjen e rendë shumë, thanë ky e kish pasë një problem kur u hy në operacion, kish pas thyerje të zorrëve edhe më nuk kanë punu”, ka thënë Rrustem Leku .

Babai i të ndjerit thotë se po të operohej me kohë, tani djali do të ishte i gjallë.

Këto shkaqe kanë ardhë për shkak të vonesës. Dy ditë përpara ta ndalshin ka pasë mundësi djali me shpëtu para se me iu infektu zorrët. Këta që e kanë ba operacion nuk kanë pasë faj, po këta që nuk e kanë rrokë në dorë edhe që e kanë ba gabimin para dy vite e gjysmë”.

Babai i Drinit, kërkon që rasti të zbardhet sa më shpejt nga organet përgjegjëse ku edhe e ka lajmëruar rastin.

Po kërkojnë se nuk është vetëm ky rasti jem po qysh është duke shku kështu kanë me vdekë edhe të tjerë. Kjo është punë vrasëse”.

Televizioni raporton se ka tentuar të marrë një prononcim edhe nga zyrtarët e QKUK-së, por ata nuk janë deklaruar, pasi kanë thënë se janë duke pritur raportin e mjekësisë ligjore, ku është dërguar trupi i pajetë i 19-vjeçarit.

Ndërkaq, sipas të dhënave të Shoqatës së Pacienteve në gjatë periudhës 2016-17, në Komisionin Etik të QKUK-së janë drejtuar 11 lëndë për pretendimet e pacientëve për shkelje të sigurisë së tyre.

 

 

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

Kronike Akuza Familjarët I riu Mjekët ndërron jetë Operacioni