Bota 8 Shkurt 2023, 08:10

I riu nën rrënoja në Siri publikon videon tronditëse: Nuk di a do të vdes apo do të mbijetoj

Shkruar nga Pamfleti
I riu nën rrënoja në Siri publikon videon tronditëse: Nuk di

Një video  tronditëse e një të riu nën rrënojat e një pallati në Siri po bën xhiron e botës.

Një djalë i ri filmon skenën ku është bllokuar, ndërsa pallati ku jeton është shembur.

I riu bën me dije në një video se ka postuar në rrjetet sociale se në çfarë situate ndodhet, ndërsa përmend se nuk është i sigurt që mund të nxirret i gjallë.

“Nuk e di nëse do të jetoj apo do të vdes. Nuk di si ta përshkruaj këtë ndjenjë të dikujt që po kalon këtë nën rrënoja . Siç mund ta shihni unë jam nën rrënoja. Janë më shumë se katër familje dhe fqinjët tanë. Nuk di si ta përshkruaj”, tha i riu.

Në fakt, teksa ai është duke filmuar , pranë tij dëgjohen zëra të tjerë, ndoshta nga pjesëtarë të tjerë të familjes ose nga një banesë fqinje.

Bota #I riu nën rrënoja në Siri publikon videon tronditëse tërmeti