alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

I sëmurë në Ballkan, para në dorë ose prit

29/04/2018, 14:19
ne Sociale
A A
I sëmurë në Ballkan, para në dorë ose prit

I sëmurë në Ballkan, para në dorë ose prit

Mjekët po rrallohen e radhët në klinika shtohen. Kujt është i sëmurë në Ballkan i duhet durim. Ose të ketë shumë para. Por paralelisht me sistemin shtetëror është krijuar një botë paralele klinikash private.


-Lexo edhe:

Pandemia/ Tre qarqet me rritjen më të lartë të fataliteteve, vetëm Kukësi me ulje

VOA: Pasiguria për vendin e punës nxit emigracionin në Shqipëri

“Këtë mund ta zgjidhim privatisht”. Kjo fjali magjike dëgjohet rregullisht në Ballkan, edhe Natasha e dëgjoi, kur donte të mbyllte një orar për kontroll në spital. 30 vjeçarja nga Novi Sadi sapo ka lënë pas vuajtjet e një tumori në sistemin limfatik dhe nuk do të humbasë kohë.

Por ajo nuk ka para për të paguar “privatisht”, jashtë sistemit të siguracionit shëndetësor shtetëror vizitën mjekësore.

Shumica e pacientëve në vendet e Ballkanit që përbënin dikur Jugosllavinë socialiste janë të varur nga sistemi shëndetësor shtetëror. Për qytetarët në Serbi, Maqedoni apo Bosnje, ku rroga mesatare është rreth 400 euro neto dhe papunësia kalon 20%, kontrollet private tek mjeku janë një luks i paarritshëm. Këtë hap pacientët e ndërmarrin vetëm në rast nevoje, kur pritja e gjatë kthehet në rrezik për shëndetin.

Ose kush ka para.

Nuk ka shiringa dhe gjilpëra

“Vajza ime u sëmur nga diabeti, kur ishte 16 muajshe. Kemi pritur më shumë se 6 vjet për një pompë insuline”, kujton Mirela Shishiç, që drejton një shoqatë pacientësh në kryeqytetin boshnjak, Sarajevë.

Për Deutsche Wellen ajo thotë, se spitalet nuk kanë as medikamentet bazë, megjithëse ato duhet të mbulohen nga siguracioni shëndetësor. Ilaçet që nuk i ofrojnë spitalet qytetarët i blejnë pastaj me çmim të plotë në farmaci.

Siguracioni shëndetësor shtetëror ofron shumë pak mjete financiare, shprehet një ish-drejtor që nuk do të përmendet me emër, dhe që për vite me radhë ka drejtuar disa spitale në Serbi. “

Kështu në pjesën e dytë të vitit mungojnë gjilpërat, shiringat, dhe dezinfektuesit. Pa harruar pjesët për aparatet e radiografisë.” Ndërkohë ai punon tani për një spital privat, që nuk i ka këto probleme.

Vetëm në Serbi, me rreth 7 milionë banorë, presin për kontribute të siguracionit shtetëror zyrtarisht në listë 75.000 vetë. Për ndërhyrje kirurgjikale pacientët presin edhe me vite. Në Bosnjë në javët e fundit qarkulluan në media artikuj për klinikën onkoligjike të Sarajevës që kishte mbetur pa zytostatika, që duhen në kimioterapinë kundër kancerit.

Një botë paralele

Por përtej dhomave të mbushura me pacientë ekzistojnë prej kohësh klinika e spitale private të mirëpajisur. Aty nuk mungon as personeli dhe as aparatet mjekësore. Kësaj i shtohet premtimi që nuk pritet më gjatë se tre ditë për një vizitë mjekësore.

Të paktën 20 deri në disa qindra euro në muaj kushton siguracioni privat në Serbi. Një luks që mund ta paguajnë vetëm 2% e qytetarëve serbë.

“Kështu paguan dyfish, sepse siguracioni shtetëror është i detyruar”, thotë e zemëruar, Danijela Stankoviç-Bariçak, ekperte menaxhimi në spitale. Ajo që e zemëron më shumë është se edhe spitalet shtetërore po pranojnë gjithnjë e më shumë pacientë që paguajnë në dorë ose janë të siguruar privatisht, pa kohë pritjeje.

“I gjithë koncepti merr fund, po qe se favorizohen ata që paguajnë ekstra.”

Vërtet favorizohen më shumë ata që paguajnë nën dorë apo që njohin njerëzit “e duhur”. Në indeksin e korrupsionit të Transparency International aspirantët për në BE nuk marrin vlerësim të mirë. Mali i Zi është në vendin e 64, më keq është Serbia që zë vendin e 77, akoma më keq Kosova e Shqipëria që zënë respektivisht vendet e 85 dhe 91, si edhe Bosnja.

Në fund të vendeve ballkanike gjendet Maqedonia në vendin e 107.Në sondazhe të ndryshme mjekët, krahas policëve të trafikut, shihen si më të korruptuarit.

Mjekët largohen nga vendi

Në të njëjtën kohë nga vendet e Ballkanit po largohen shumë mjekë. “Vitin e kaluar 180 nga 220 mjekë të diplomuar kanë kërkuar një certifikatë që u mundëson punën jashtë vendit”, thotë Goran Begoviç, kreu i sindikatës së mjekëve në klinikën qendrore të Shkupit. “Kjo shifër është e frikshme”, thotë ai.

Destinacioni më i preferuar është Gjermania, ku një mjek fiton 5 deri në 6 herë më shumë se në Serbi apo Maqedoni. Në vitin 2016, mjekët serbë përbënin grupin e tretë më të madh të mjekëve të lejuar për të punuar në Gjermani, pas sirianëve dhe rumunëve.

Organizata Healthgrouper ka konstatuar se më shumë se treçereku i mjekëve në Serbi mendon për t’u larguar nga vendi. Situata është e ngjashme në vendet e tjera të Ballkanit.

Kështu krijohet një rreth vicioz, personeli mjekësor largohet nga vendi ose kalon në sektorin privat, ku pagat janë më të mira. Përballë këtyre qëndron një sistem shtetëror me shumë më pak para dhe mjekë e me lista të gjata pritjeje. Kolapsi i një sistemi të tillë duket si i paraprogramuar.

Mirela Shishiç, që duhet të përballet me diabetin e fëmijës së saj në sistemin shëndetësor boshnjak nuk ka shumë shpresa: “Më parë do t’i shkatërroheshin veshkat vajzës sime se sa do të kryhej ndonjë reformë.”(D.W)

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Pandemia/ Tre qarqet me rritjen më të lartë të fataliteteve, vetëm Kukësi me ulje
Covid-19

Pandemia/ Tre qarqet me rritjen më të lartë të fataliteteve, vetëm Kukësi me ulje

16/05/2022, 7:59
VOA: Pasiguria për vendin e punës nxit emigracionin në Shqipëri
Sociale

VOA: Pasiguria për vendin e punës nxit emigracionin në Shqipëri

15/05/2022, 7:51
Kush janë 2 qytetet me rënien më të madhe të lindshmërisë, vetëm Tirana me rritje
Sociale

Kush janë 2 qytetet me rënien më të madhe të lindshmërisë, vetëm Tirana me rritje

13/05/2022, 7:36
Sfidat e të rinjve të diplomuar në Shqipëri në tregun e punës
Sociale

Sfidat e të rinjve të diplomuar në Shqipëri në tregun e punës

08/05/2022, 7:55
Dëmtimi i kujtesës si pasojë e demencës digjitale – sëmundja e re e kohës sonë; zakonet që ndikojnë negativisht
Kuriozitete

Dëmtimi i kujtesës si pasojë e demencës digjitale – sëmundja e re e kohës sonë; zakonet që ndikojnë negativisht

07/05/2022, 7:23
Shqipëria ndër 10 vendet më të refuzuara në botë për azil në BE, e para në raport me popullsinë
Sociale

Shqipëria ndër 10 vendet më të refuzuara në botë për azil në BE, e para në raport me popullsinë

05/05/2022, 7:19
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Persekutori “Berisha” ndryshon rol. Ku ndahet dhe takohet Kuvendi  i sotëm i PD-së me vitin e largët 1992?

Foto/ Shtëpia e re e Leonardo DiCaprios një luks që kalon edhe imagjinatën tuaj

Lajmi i Dites

A e ka hapur Nuredin Dumani dosjen e lidhjes së politikës me krimin?

A e ka hapur Nuredin Dumani dosjen e lidhjes së politikës me krimin?

20/05/2022, 19:17

Lajmet e fundit

Kongresisti amerikan takim me Kurtin: Serbia të pranojë krimet e luftës dhe të njohë Kosovën!

Kongresisti amerikan takim me Kurtin: Serbia të pranojë krimet e luftës dhe të njohë Kosovën!

21/05/2022, 7:38
Raporti i OKB-së: Katër treguesit kryesorë të ndryshimeve klimatike që vendosën rekord në vitin 2021

Raporti i OKB-së: Katër treguesit kryesorë të ndryshimeve klimatike që vendosën rekord në vitin 2021

21/05/2022, 7:29
Euro bie në nivelin më i ulët historik, çfarë pritet të ndodhë me finalen e Ligës së Konferencës

Euro bie në nivelin më i ulët historik, çfarë pritet të ndodhë me finalen e Ligës së Konferencës

21/05/2022, 7:20
Horoskopi për ditën e shtunë, 21 maj 2022

Horoskopi për ditën e shtunë, 21 maj 2022

21/05/2022, 7:02
Zbardhet dëshmia e Nuredin Dumanit për grabitjen me dhunë të kambistit: Talo Çela e goditi 2-3 herë me levë në fytyrë, ai u rrëzua!

Zbardhet dëshmia e Nuredin Dumanit për grabitjen me dhunë të kambistit: Talo Çela e goditi 2-3 herë me levë në fytyrë, ai u rrëzua!

20/05/2022, 22:53
E reja e “gjakosur” ndërpret festivalin e filmit në Francë! “Topless” në tapetin e kuq kundër përdhunimit të femrave në Ukrainë

E reja e “gjakosur” ndërpret festivalin e filmit në Francë! “Topless” në tapetin e kuq kundër përdhunimit të femrave në Ukrainë

20/05/2022, 22:44
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Këto orë po flitet shumë për pjesën e dytë të dosjes së SPAK, e cila ka të bëjë me rrëfimin e “pentitos” mbi lidhjet ndërmjet krimit dhe politikës së lartë.
Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #nuredindumani #spak #edirama #politik
  • Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk do të mblidhet pasditen e së premtes në selinë blu, ashtu siç ishte planifikuar. Mësohet se, Alibeaj ka anuluar mbledhjen e grupit të PD-së
Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #pd #ps #presidenti #taulantballa #enkelejdalibeaj
  • Më 5 maj 2021, Bezati e babëzitur e Apelit të Vlorës, është çuar përsëri në proces “Veting”-u, me vendim të OMN- SHBA, sepse ka prova të shumta kriminale me dosjet e saj gjyqësore, për lirim zyrtarësh të korruptuar, lirim trafikantësh, kontrabandistësh, përdhunuesish, grabitësish me dhunë, vrasësish dhe ligjërim tokash të grabitura në bregdet, pasqyrë e të cilave është pasuria e saj prej pasanikeje

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #gjyqtarja #nona #korrupsion #kriminal #damiangjiknuri #hotel #jale #shqiperia #kosova #lajmeshqip

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In