Kronike25 Janar 2023, 13:28

I shpallur në kërkim për plagosje me armë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
I shpallur në kërkim për plagosje me armë, arrestohet

Xhulio Vela, 27-vjeç ka rënë në pranga pasi ishte në kërkim që prej muajit tetor të vitit 2021. Ai u përplas me armë disa persona të tjerë te ish-Parku i Autobusëve në kryeqytet ku një person mbeti i plagosur.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, menjëherë kanë organizuan punën dhe në rrugën “Babë Rexha”, kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin Xh. V., 27 vjeç, banues në Mamurras.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Në tetor të vitit 2021, në rrugën “Frosina Plaku”, shtetasi Xh. V. është konflikuar me armë zjarri, me disa shtetas, për motive të dobëta. Pas ngjarjes, Policia arrestoi 3 shtetas të përfshirë në këtë konflikt, si dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Kronike Arrestim policia