Kronike12 Janar 2023, 09:50

I shpallur në kërkim për vrasje, ekstradohet drejt Greqisë shqiptari i arrestuar në Itali

Shkruar nga Pamfleti
I shpallur në kërkim për vrasje, ekstradohet drejt Greqisë

Një shqiptar, i cili u arrestua në Itali pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje, do të ekstradohet drejt Greqisë. Ky ka qenë vendimi i Kasacionit në Itali, ndonëse avokatët e tij kërkuan që ai të mos ekstradohej.

Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar, i cili është i dyshuar për një vrasje në Greqi të kryer në vitin 2010, kur një grup grabitësish vranë duke e mbytur pronarin e një shtëpie që po grabisnin.

Në shtëpinë e viktimës, hetuesit grekë dyshojnë se kanë gjetur një gjurmë gishti të shqiptarit me banim në Brunico, i cili megjithatë mohon çdo akuzë dhe pretendon se është i pafajshëm.

Shqiptari u arrestua në Tirolin e Jugut në Itali në fund të gushtit.

Kronike ekstradim policia