Aktualitet 2 Dhjetor 2018, 11:30

I terrorizuar nga Vettingu, ish kreu i gjykatës së Apelit në Tiranë ia mbath nga sistemi për të shpëtuar pasuritë abuziv

Shkruar nga Pamfleti
I terrorizuar nga Vettingu, ish kreu i gjykatës së Apelit në

I terrorizuar nga Vettingu, ish kreu i gjykatës së Apelit në Tiranë ia mbath nga sistemi për të shpëtuar pasuritë abuzive

Jep dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë ish kreu i gjykatës së Apelit në Tiranë, Metush Saraçi. Mësohet se gjyqtari ishte në listën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ku do kalonte në sitë për pasurinë dhe anën profesionale. Dorëheqja e Saraçit është bërë në fillim të muajit nëntor dhe i është depozituar KLD-së dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Nuk dihen arsyet e largimit të tij nga detyra, por me këtë lëvizje Saraçi largohet dhe nga procesi i vetingut.

Sipas ligjit, në momentin që një gjyqtar jep dorëheqjen, presidenti vë në dijeni Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, të cilit i kërkon ndërprerjen e vetingut. Gjyqtari Metush Saraçi ishte kryetar i Gjykatës së Apelit deri në vitin 2011.

Në vitin 2015 gjyqtari Metush Saraçi u hetua për korrupsion dhe deklarim të rremë të pasurisë së tij.

Asokohe Saraçi gënjeu sikur ka marrë kredi te avokatët e çeshtjeve. Në rastin konkret miku i tij Baftjar Rusi si një nga avokatët e shumicës doli dorëzanës nëpër Banka për disa kredi fiktive me qëllim pastrimin e parave të pista të Metush Saraçit. Metush Saraçi dhe Baftjar Rusi rezultuan se kanë bashkëpunuar.

Aktualitet Metush Saraçi vetting