Politike24 Nëntor 2022, 17:14

I tha “skizofren” Taulant Ballës, Petrit Vasili përjashtohet 5 ditë nga Kuvendi

Shkruar nga Pamfleti
I tha “skizofren” Taulant Ballës, Petrit Vasili

Deputeti Petrit Vasili është përjashtuar 5 ditë nga Kuvendi. Sot në seancë plenare ai pati përplasje të forta me kreun e grupit të PS, Taulant Balla, të cilin e ofendoi duke ju drejtuar me fjalët “skizofren” dhe “idiot”.

Pas kërkesës së PS, u mblodh Sekretariati i Etikës, i cili mori masë disiplinore ndaj Vasilit.

Në drejtimin e znj. Klotilda Bushka, ditën e sotme u mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për shqyrtimin e kërkesës së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, marrë shkas nga sjellja joparlamentare e deputetit z. Petrit Vasili, ku gjatë leximit dhe interpretimit jo të saktë të  Rregullores së Kuvendit dhe në kundërshtim me procedurat, ju drejtua me fjalë fyese Kryetarit te Grupit të PS, z. Balla, në fillim të punimeve te seancës plenare, datë 24.11.2022.

Në zbatim të nenit 63 pika ç dhe nenit 65/1 të Rregullores së Kuvendit, Sekretariati vendosi me 3 vota Pro, marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 5 (pesë) ditë” për deputetin z. Petrit Vasili.

Ky vendim hyn në fuqi në datën 25.11.2022”, njoftoi Kuvendi.

Politike Balla Kuvend vasili