
I tmerruar deri në palcë nga SPAK, Berisha kërcënon Bashën dhe paralajmëron zhdukjen e PD
Berisha është i njohur për gjuhën e ashpër, për thirrjet për dhunë, për përmbysje që ka bërë vazhdimisht pas protestës së 16 shkurtit. Para fillimit të çdo proteste ai ju kërkon militantëve të tij që të shkatërrojnë, të krijonë tension, e madje të shkojnë deri në gjakderdhje. Kësaj here ka bërë deklaratën e frikshme se për të shpëtuar veten, se do të shuajë edhe partinë, e cila i shërbeu për 29 vjet me radhë.
Ish kryeministri Berisha ka humbur qetësinë, prej rrezikut që i kanoset nga Reforma në Drejtësi. Nga frika se do të paguajë për krimet e kryera në ’97, ato të 21 janarit, si dhe për vjedhjet e hapura ndaj shqiptarëve, ish kryeministri ka gjetur mënyrën më të shëmtuar dhe antiligjore që të shpëtojë kokën. Ai është në gjendje të çojë vendin në në një luftë të dytë civile, të vrasë sërish shqiptarët, vetëm e vetëm që të mos provojë burgun, tashmë në një moshë të shtyrë dhe shumë të vështirë për ta përballuar.
Berisha është i njohur për gjuhën e ashpër, për thirrjet për dhunë, për përmbysje që ka bërë vazhdimisht pas protestës së 16 shkurtit. Para fillimit të çdo proteste ai ju kërkon militantëve të tij që të shkatërrojnë, të krijonë tension, e madje të shkojnë deri në gjakderdhje. Kësaj here ka bërë deklaratën e frikshme se për të shpëtuar veten, se do të shuajë edhe partinë, e cila i shërbeu për 29 vjet me radhë.
“Ose e përmbysim këtë regjim, ose do shuhet përfundimisht opozita”, ka deklaruar Berisha.
Me sa duket, gjendja në PD, nuk është aspak e mirë. Pavarësisht se kanë protestuar për të disatën herë radhazi, nuk kanë arritur asnjë konkluzion real. Pasi dogjën mandatin dhe veten, tashmë gjenden në rrugë, por vetëm me mbështetjen e militantëve. Opozita ka marrë shumë pak ose pothuasje aspak mbështetje nga ndërkombëtarët. Prej tyre janë lëshuar thirrje të vashdueshme që të hyjë në zgjedhje, që të dialogojë më Ramën. Shpesh këto thirrje nga SHBA dhe BE, i janë dërguar liderit të PD, Lulzim Basha, duke u përpjekur që të reflektojë dhe të ndyshojë kursin e ndjekur deri tani, për të mirën e vendit dhe partisë që drejton.
Frika e një “tradhtie” të mundshme nga ana e Bashës, ka çmendur edhe Berishën. Pasi ia dha në dorë fatin e partisë dhe u hoq mënjanë me qëllim që t’i shpëtojë dënimit, Berisha ndjehet i pasigurtë në vendimet e Bashës, pasi ai mund të devijojë nga marrëveshjet e fillimit e të bëhet palë me Ramën. Për këtë arsye, Berisha e ka kërcënuar për të dytën herë radhazi mëkëmbësin e vet. Ai i ka bërë të qartë se nuk ka burrë që të ulet në tryezë në ramën dhe se marrëveshja e 17 majit nuk do të përsëritet sërish.
“Ulja e Bashës me Ramën kryeministër është puthja me Judën. Pikë! Ulja e zotit Basha me Ramën, me kreun e PS-së, pa qenë kryeministër, është tjetër. Nuk besoj se zoti Basha dhe askush tjetër ka autoritetin dhe të drejtën t’u kërkojë socialistëve shqiptarë, se cilin do të kenë kryetar”, ka thënë Berisha.
Pavarësisht përpjekjeve të tij të dështuara për të shpëtuar nga SPAK, ndërkombëtarët e kanë bërë të qartë se nuk ka kthim pas. Shqipëria do të integrohet në BE, pasi të jenë kapur dhe dënuar peshkaqenët e politikës. Reforma në Drejtësi po ecën dhe SPAK do të fillojë punën për të spastruar politikën, e për t’i kthyer dinjitetin e humbur këtij populli.
Me sa duket, Berisha ka nisur një luftë të përbotshme me veten dhe pothuajse të humbur. Gjaku nuk lahet me fjalë dhe mëkatet nuk hiqen me propagandë, duhet vetëm drejtësi.