
Keqtrajtonte femrat dhe i detyronte të bënin foto nudo për shefin, në telashe të mëdha aktorja e njohur
Ylli i serisë televizive “Smallville”, aktorja 35-vjeçare Allison Mack dyshohet se si anëtare e sektit Nxiwm, së bashku me udhëheqësin Keith Raniere, ka ndihmuar në kontrabandën, tregtinë dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Aktorja u arrestua në mars në Meksikë dhe tani u shfaq për herë të dytë në një gjykatë, ku mohoi fajin.
Ajo shkoi në gjykatë nga arresti shtëpiak, pasi kishte paguar pesë milionë dollarë për t’u mbrojtur në liri. Siç shkruajnë mediat amerikane, Keith Raniere i është refuzuar e njëjta kërkesë, pasi supozohet se ka një numër të madh njerëzish në sektin Nxiwm që mund ta ndihmojnë në arratisjen e tij jashtë vendit.
Dyshohet se Claire Bronfman, vajza e milionerit Edgar Bronfman, është përfshirë në këtë rast, dhe policia po punon për të mbledhur prova. Edhe pse fillimisht u tha se Allison i ishte bashkuar sektit gjashtë vjet më parë, doli se ajo në të vërtetë i përkiste kësaj shoqërie për gjashtë muaj.
Pretendohet se ajo ishte në marrëdhënie të ngushta me Keith dhe detyra e saj kryesore ishte të grumbullonte pengje të reja, kryesisht gra. Ajo ishte e ngarkuar me shantazhin e grave dhe vazhdimisht duke sjellë femra të reja.
Keith është udhëheqësi i sektit dhe të gjitha gratë duhet të jenë të nënshtruar ndaj tij. Ato kishin tatuazhe në trup me inicialet e tij dhe përveç kësaj, ai i detyronte në punë dhe i linte të uritura.
Siç pohohet nga prokuroria, të ashtuquajturat ‘robëresha të Nxiwm’ rrinin të uritura për të “mbetur më lehtë beqare”, dhe për t’u ditur se kujt i përkisnin, vendosnin tatuazhe në kofshë, transmeton KosovaPress.
Mediat amerikane pohojnë se Allison po bashkëpunon me prokurorinë, duke iu ofruar dëshmi kundër Raniere, në mënyrë që asaj t’i ulet dënimi. Nëse Allison nuk arrin marrëveshje me prokurorinë, sipas mediave amerikane, ajo do të dënohet me 15 vjet heqje lirie.