Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka thënë se nuk do të marri pjesë në protestën e 7 karrikut të thirrur nga Sali Berisha.
Përpara seancës plenare të ditës së sotme, Açka ka bërë me dije se nuk do të jetë në Tirane dhe se protestën e saj e ka bërë çdo ditë me fjalë.
“Unë nuk jam personalisht, por çdo qytetar është i lirë të protestojë. Qytetari është i lirë të protestojë pastaj unë kam qenë prej 30 vitesh në të gjitha protestat jo vetëm të PD e opozitës, por në protestat e shoqërisë civile, është në natyrën time të protestoj. Pastaj nuk është e thënë jam apo s’jam fizikisht, protestat e mia i kam bërë me fjalë çdo ditë”, tha Açka.
Partia Demokratike ka miratuar ditën e djeshme grupet e punës për protestën e & korrikut, ku deputetja Açka ishte pjesë e grupit të punës për organizimin në Elbasan, qarku ku është zgjedhur deputete.
Në qarkun e Elbasanit, kryetar i grupit të punës do të jetë LUCIANO BOCI, ndërsa pjesë e grupit të punës do të jenë Megi Balliu, Zheni Gjergji, Lefter Geshtenja, Dashnor Sula, Ankelita Çela, Ardian Turku, Flutura Açka ,Aurel Bylykbashi, Eliona Gremi, Elior Vila, Klodiana Çapja, Arbjola Halimi dhe Xheraldo Dashi.