Drejtoresha e Operatorit te Kujdesit Shëndetësor Shkodër, Suida Kuka, ka deklaruar para oficerëve të policisë se nuk ka asnjë konflikt me askënd, duke mohuar kështu të këtë dijeni për ngjarjen e ndodhur.
Nga sa mësohet lënda plasëse e cila ishte e vendosur poshtë automjetit të Suida Kuka ka qenë e mbështjellë me një pako të krosantëve “Molto”, dhe sipas grupit hetimor kishte të integruar edhe pajisjen e telekomandimit të shpërthimit.
Nga ana tjetër nuk është e qartë se si është kuptuar që poshtë mjetit tip “Range Rover” është një pako e dyshimtë. Pasi ka qenë vetë Suida Kuka e cila ka njoftuar policinë, se poshtë fuoristradës së saj ndodhet një pako e dyshimtë.
Policia ka rrethuar perimetrin dhe ka evakuuar punonjësit e godinës së Drejtorisë së Shëndetit Publik Shkodër. Nga ana tjetër po administrohen edhe kamerat e bizneseve të zonës dhe te godinës se DSHP për të bërë të mundur identifikimin e autorit të vendosjes së pakos me tritol.