Showbiz 1 Nëntor 2018, 07:59

I zbuluan fejesën, Anxhela Peristeri: Nuk është turp të dashurosh

Shkruar nga Pamfleti

I zbuluan fejesën, Anxhela Peristeri: Nuk është turp të dashurosh

Pak javë më parë u përhap me shpejtësi lajmi se Anxhela Peristeri është fejuar dhe shkak u bë unaza që këngëtarja mbante në gisht në një prej fotove të saj. I ftuar tek Rudina, Olti Curri u shpreh se unaza nuk ishte më kot në gishtin e Anxhelës.

Ajo unaza më pëlqen shumë dhe i rri shumë mirë Anxhelës. Do presim që të zihem me Anxhelën që të nxjerr fotot”, u shpreh Olti. Anxhela ishte e ftuar sot tek “Rudina” ku foli për herë të parë lidhur me këtë çështje duke u shprehur se nuk është fejuar, por la të kuptohej se një person i veçantë ekziston në jetën e saj.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

“Unë kam 4 vjet me unazë në gisht, ato janë lajm kot, po të shohësh fotot e mia e kam unazën ndër vite. Nuk kam marrë propozim deri tani”, u shpreh Anxhela.

Olti gjithashtu tha se në ditëlindjen e saj këngëtarja kishte dhënë urdhër të mos bëhej asnjë foto dhe për këtë Anxhela u përgjigj: “Fakti pse nuk doja të bëheshin fotografi është sepse hutohen me celular dhe nuk e kanë mendjen tek argëtimi. Janë ca gjëra që jam kundra. Atë natë doja të bënim qejf”.

Anxhela e mbylli këtë bisedë duke thënë: Olti që e tha diçka di. Por kur të kem diçka konkrete do jem e para që do e them se nuk është turp të dashurosh”

Showbiz anxhela peristeri fejesë