Kronike25 Janar 2023, 09:14

I zhvati 1.2 mln lekë një gruaje duke u shtirur si avokat, arrestohet 54-vjeçari në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti
I zhvati 1.2 mln lekë një gruaje duke u shtirur si avokat, arrestohet

Një 54-vjeçar është arrestuar nga poliacia pasi ka mashtruar një qytetare në Elbasan duke i thënë se ishte avokat dhe do i zgjidhte çështjen e bashkëshortit të saj. Bëhet fjalë për Mendo Kamen.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 54-vjeçari i ka marrë 1.2 milionë lekë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet policore të specializuara të DVP Elbasan, pas kallëzimit nga një shtetase, se një shtetas i kishte marrë një shumë parash, me anë të mashtrimit, referuan materialet në Prokurorinë e Elbasanit, e cila inicioi një hetim për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Si rezultat i hetimit tremujor, të ndjekur me metoda proaktive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Manipulimi”, u vu në pranga shtetasi M. K., 54 vjeç, banues në Tiranë, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 23.01.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda. Nga veprimet hetimore dyshohet se 54-vjeçari i ka marrë 1 200 000 lekë të rinj, një shtetaseje, me pretendimin se ishte avokat dhe se do të përfaqësonte ligjërisht, në Gjykatë, çështjen e bashkëshortit të saj, i cili po vuante dënimin në IEVP Drenovë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kronike Arrestim policia e elbasanit