Kronike30 Mars 2022, 07:58

I zhveshur dhe me pranga, dalin pamjet e arrestimit të Nuredin Dumanit (Video)

Shkruar nga Pamfleti
I zhveshur dhe me pranga, dalin pamjet e arrestimit të Nuredin Dumanit

Policia e Shtetit ka publikuar videon nga momenti i arrestimit të shumëkërkuarit Nuredin Dumani që u gjet i plagosur në një apartament në Fier.

Pas përplasjes me armë zjarri në Papër të Elbasanit, Dumani mbeti i plagosur dhe më pas kishte shkuar në Fier për t’u strehuar.

Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga policia, në momentin e arrestimit Dumani ka qenë gjysmë lakuriq, i shtrirë në krevat dhe i plagosur.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano në një konferencë për mediat bëri publike detajet e arrestimit, duke thënë që në momentin që u vu në pranga Dumani ka qenë i plagosur.

Pas prangosjes Dumani është dërguar për mjekim në spitalin Rajonal të Fierit, dhe më pas drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

Kronike