Showbiz12 Tetor 2022, 11:05

I zuri skenën, Alketa sposton Orgesa Zaimin si të ishte send

Shkruar nga Pamfleti
I zuri skenën, Alketa sposton Orgesa Zaimin si të ishte send

I zuri skenën, Alketa sposton Orgesa Zaimin si të ishte send

Në spektaklin Dance Albania ka patur ‘të forta’ të hënën që shkoi. Ai që i evidentoi ishte blogeri Olt Curri, të cilit nuk para i shpëtojnë të tilla raste.

I eliminuari i radhës ishte Valon Shehu, i cili humbi sfidën përballë Orgesa Zaimit e teksa të dy u përshëndetën, këngëtarja ‘harroi’ që duhet të shkonte në vendin e saj dhe vazhdoi të qëndronte aty ku duhet të ishte Alketa, ndërkohë që shihte ‘në dritë të syrit’ Valonin.

Atëherë, pa stil fare, Vejsiu e sposton Orgesën si të ishte ‘një vazo reçeli’ për Oltin (i cili edhe krahasimet i bën me ushqim).

Më pas, e afron videon dhe e jep më të ngadalësuar duke shtuar edhe komentin: ‘Ja, eliminohet  Valoni, përshëndetet, përqafohet me Orgesën se njihen, të dy këngëtarë live dhe pasi mbaron show, kape pak të shtyrën e Alketës që e shtyn si vazo’. /Pamfleti Magazine

Lifestyle #vazo receli Alketa Vejsiu Olt Curri Orgesa Zaimi spostim