Kulture 8 Tetor 2022, 16:54

· Kulture

Shkruar nga Pamfleti

“Tani u binda përfundimisht se në Shqipëri nuk ka liri krijimtarie. Ata shkrimtarë janë shndërruar në burokratë. Krijuesve u jepen klishetë dhe ata punojnë” – Ibrahim Rugova, 1980.

***
Ibrahim Rugova ka qenë në Shqipëri në vitin 1981 për të marrë pjesë në një diskutim a përurim të një libri në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Njësoj si dhe tjerë intelektualë e artistë (të Shqipërisë apo të viseve tjera etnike), edhe Ibrahim Rugova përcillej nga sigurimi i atëhershëm i shtetit shqiptar. Konsiderohej studiues i talentuar dhe që nuk i përkiste korpusit të studiuesve të cilët e mbështesnin krijimtarinë e Realizmit Socialist, por se ishte “përkrahës i rrymës moderniste në letërsi që krijohet në Kosovë, dhe në përgjithësi në Jugosllavi”.

Sipas dokumentit, Rugova, pasi është kthyer në Prishtinë, ka folur me të tjerë dhe u ka shprehur atyre tronditjen prej asaj që ka mësuar lidhur me letërsinë soc-realiste në vendin amë. “Në Shqipëri nuk ka liri krijimtarie. Shkrimtarët janë kthyer në burokratë. Krijuesve u jepen porositë e udhëzimet, dhe mbi këtë bazë ata punojnë”, citohet të ketë thënë Rugova.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kjo del nga publikimi i një dokumenti të bërë nga Kastriot Dervishi. Në shkresën që Dervishi ka publikuar nuk saktësohet se për ç’libër bëhet fjalë. Në kokë të shkresës është shkruar data: 10 mars 1981. Në kokë të saj shkruhet: “Ekstrakt nxjerrë nga informacioni 15 ditor nr. 78, datë 19 janar 1981 (1-15 janar 1981), mbi Ibrahim Rugovën”. Ministri, të cilit i është dërguar kjo shkresë dhe e cili është, sipas Dervishit, Feçor Shehu, ka lënë në fund shënimin rutinë “të përpunohet”.

Sipas dokumentit, Rugova, pasi është kthyer në Prishtinë, ka folur me të tjerë dhe u ka shprehur atyre tronditjen prej asaj që ka mësuar lidhur me letërsinë soc-realiste në vendin amë. “Në Shqipëri nuk ka liri krijimtarie. Shkrimtarët janë kthyer në burokratë. Krijuesve u jepen porositë e udhëzimet, dhe mbi këtë bazë ata punojnë.” citohet të ketë thënë Rugova.

Kulture