Sport14 Tetor 2018, 23:53

Ibrahimovic te Milani? Raiola befason tifozët e “djallit”

Shkruar nga Pamfleti
Ibrahimovic te Milani? Raiola befason tifozët e “djallit”

Paqeta është siguruar nga Flamengo për shifrën e 35 milionë eurove, por te Milani është përfolur shumë një rikthim i Zllatan Ibrahimoviç.

Gjiganti suedez, i cili aktualisht aktivizohet në Amerikë te Los Anxhelos Galaksi, mund të bëjë një rikthim në Itali te Milan merkaton e janarit. Lidhur me këtë çështje ka folur pikërisht menaxheri i sulmuesit, Mino Raiola. Menaxheri italian ka hedhur poshtë këto zëra, duke thënë se Milan nuk ka pasur asnjë kontakt me të për sa i përket Ibras.

“Ne nuk jemi ulur kurrë për të folur me Milanin për sa i përket Ibrës. Ne kemi bërë takime me klube të tjera, por kurrë me Milanin”, ka përfunduar menaxheri.

Sport Ibrahimovci Milan Mino Raiola