Aktualitet 5 Maj 2018, 05:46

Idajet Beqiri: Banda e Berishës shiti për skrap të gjitha resurset ushtarake

Shkruar nga Pamfleti
Idajet Beqiri: Banda e Berishës shiti për skrap të gjitha

Idajet Beqiri: Banda e Berishës shiti për skrap të gjitha resurset ushtarake

Avokati Idajet Beqiri ka dalë në mbështetje të qeverisë mbi mundësinë e instalimit të bazave ushtarake të NATO në vendin tonë. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka gjatë një vizite në SHBA kërkoi që baza të NATO ose amerikane të ngrihen në vendin tonë. Avokat Beqiri tha për gazetën se këto baza janë të nevojshme pasi ish-qeveria “Berisha” shkatërroi të gjitha resurset ushtarake.

“Ishte një kohë që Shqipëria kishte një ndër ushtritë dhe bazën luftarake tokësore, detare dhe ajrore nga më të mirat nga çdo pikëpamje, në Ballkan po e po, por edhe në Evropë. Në saj të këtyre potencialeve të padiskutueshme ushtarake i treguam vendin “Traktatit të Varshavës”. Perëndimi bëri hesapin e vetvetes në vitin 1968 dhe e la Shqipërinë dhe popullin e saj përsëri në Lindje, kur me gjithçka ishim dhe jemi jo “Lindje”, por Lindja e Perëndimit.

Tashmë Shqipëria nuk i ka potencialet ushtarake që kishte. Banda kriminale e Berishës dhe bashkëpunëtorët e tij të shitur te Serbia dhe armiqtë e tjerë të kombit shqiptar, e vodhën, e grabitën, e shkatërruan dhe e shitën për “skrap” gjithë Shqipërinë dhe potencialet e saj ushtarake”, tha avokat Idajet Beqiri.

Më tej ai deklaroi se ne jemi vend i NATO dhe bazat e tyre janë të mirëseardhura. Sipas tij, kërcënimi rus po rritet nga dita në ditë dhe përmes këtyre bazave influenca do mund të frenohet. Megjithatë, ai kërkoi që qeveria të jetë e kujdesshme. “Shqipëria tashmë është në NATO, pjesë përbërëse e saj. Vendet anëtare të NATO janë përgjegjëse dhe reagojnë sikur tu ndodhi në vendin e vet një agresion ushtarak që i ndodh një vendi tjetër anëtar…

Në këtë aspekt bazat e NATO, me në krye SHBA, janë të mirëseardhura në Shqipëri. Rëndësi ka që Qeveria e Shqipërisë të jetë e vëmendshme, serioze, mbrojtëse pa lëshimin më të vogël të interesave kombëtare shqiptare dhe të popullit të saj kur të hartohen marrëveshjet përkatëse. Bazat e NATO në Shqipëri janë të mirëseardhura edhe për një arsye tjetër. Rreziku rus është vërtetë i madh për Shqipërinë dhe Evropën, nëse nuk u vendoset “kufiri te thana” në kufijtë natyral të kombit Shqiptar”, vijoi avokati./SOT

Aktualitet avokati Idajet Beqiri