Kronike 5 Shtator 2018, 14:01

Identifikohet shqiptari i ekzekutuar në Spanjë, zbardhet e shkuara e tij e errët: Vrau për pazare droge e prostitucion

Shkruar nga Pamfleti
Identifikohet shqiptari i ekzekutuar në Spanjë, zbardhet e shkuara e

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi vrasjen e shqiptarit në Spanjë. Mësohet se ka mbetur viktimë 43-vjeçari shqiptar Fatmir A., i cili rezulton të jetë dënuar për vrasjen e një 26-vjeçari shqiptar në Cambrils në vitin 2008.

Shqiptari e ka vrarë 26-vjeçarin për prishje të pazareve të drogës dhe prostitucionit. Shqiptari doli në gjyq në Gjykatën e Terragonës në vitin 2011, ku është dënuar me 6 vite burg, me rrethana lehtësuese, ku vrasja është cilësuar si vetëmbrojtje.

Fatmir A. kishte hyrë në burg dhe kishte dalë nga burgu kohët e fundit dhe jetonte në Reus. Dyshohet se vrasja në lagjen La Pastoreta mëngjesin e sotëm ka ardhur si pasojë e hakmarrjes.

Kanë qenë 3 të shtëna të sakta në një distancë të afërt që i kanë marrë jetën. Hetuesit thonë se një nga rrethanat e vrasjes ka qenë dhe ajo se vrasësi ka qenë brenda një makine të zezë Peaguet.

Kronike Shqiptari Spanjë vrasja