Aktualitet14 Nëntor 2018, 11:58

Identifikohet viktima dhe i plagosuri në Shkodër, gjithë policia në këmbë për të kapur vrasësit, blindohet qyteti

Shkruar nga Pamfleti
Identifikohet viktima dhe i plagosuri në Shkodër, gjithë policia

Identifikohet viktima dhe i plagosuri në Shkodër, gjithë policia në këmbë për të kapur vrasësit, blindohet qyteti

Është identifikuar viktima dhe i plagosuri i atentatit të sotëm në qytetin e Shkodrës. Mësohet se ka humbur jetën nga breshëria e plumbave shtetasi Fatos Ferracaku, ndërsa është plagosur rëndë Fatmir Mehaj.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe deri më tani ka gjetur 9 gëzhoja. Ndërkohë, është blinduar i gjithë qyteti dhe janë ngritur postblloqe për kapjen e autorëve të krimit. Dyshohet se krimi i rëndë është kryer nga dy persona të maskuar, të cilët kanë qëlluar nga një motor.

Aktualitet fatos ferracaku vrasje ne shkoder