
Identifikohet viktima në liqenin e Sharrës, u gjet e masakruar në ferra (Emri)
Një grua e masakruar është gjetur në kodrat e liqenit të Sharrës mëngjesin e sotëm nga qytetarët. Mësohet se viktima është identifikuarsi Lirie Xhepa rreth 45 vjeç.
Në trupin e viktimës janë gjetur shenja dhune me mjete të forta si dhe 3 plumba.
Trupi i 45 vjeçares është gjetur përmbys dhe e veshur lehtë, jo me xhup. Dyshohet se vrasja ka ndodhur në një vend tjetër dhe më pas të jetë transportuar në kodrat e liqenit të Sharrës.
Do duhen analiza të posaçme për të përcaktuar orën e vdekjes por sipas informacioneve të grupit hetimor, gruaja është vrarë brenda 24 orëve të fundit.
Shumë pranë vendit ku është gjetur trupi i viktimës ka edhe banesa. Kanë qenë banorët që kanë gjetur trupin dhe kanë njoftuar policinë. Fillimisht kanë shkuar forca e policisë nga Komisariati numër 6 dhe më pas ekspertë të kriminalistikës.
Policia thotë se viktima është rreth 45 vjeç dhe nuk dihen ende identiteti i saj. Por dyshohet s enuk është banore e zonës pasi nuk është njohur nga personat që jetojnë në zonë.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e viktimës si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.