Sport29 Gusht 2022, 17:23

“Idiot, di të ngasë vetëm kur del i pari”, Hemilton reagon ashpër ndaj Alonsos: Nuk kërkoj falje

Shkruar nga Pamfleti
“Idiot, di të ngasë vetëm kur del i pari”, Hemilton

“Idiot, di të ngasë vetëm kur del i pari”, Hemilton reagon ashpër ndaj Alonsos: Nuk kërkoj falje

Çmimi i Madh i Belgjikës nuk nisi ashtu si duhet për dy pilotët, Fernando Alonso dhe Luis Hemilton që u përplasën në startin e garës.

Komisionerët e Formula 1 e cilësuan këtë aksident si një incident dhe nuk pati penalizime për Hemilton, me britanikun që pranoi fajin.

Në përfundim të garës reagoi ashpër edhe ish-piloti i Ferrarit, spanjolli Fernando Alonso, që e cilësoi britanikun si idiot dhe tha se ai di të garojë vetëm kur niset i pari.

“Çfarë idioti! Ne kishim bërë një fillim mbresëlënës. Ky djalë di të ngasë vetëm kur e nis garën i pari”, u shpreh Alonso, që mori përgjigjen e Hamilton.

“Nuk kam përgjigje, e di se si ndihesh, por është mirë të dish se çfarë mendon për mua. Më mirë të jetë publike se si ndihet. Siç thashë, ishte e paqëllimshme dhe unë marr përgjegjësinë e plotë, gjë që bëjnë të rriturit. A do të kërkoj falje? Do ta kisha bërë derisa të dëgjoja atë që ai tha”, u shpreh Hamilton.

Garën e fitoi Vershtappen, Alonso përfundoi në vendin e pestë, ndërsa Hemilton doli jashtë garës. Rivaliteti pritet i madh mes dy pilotëve në javët që kanë mbetur.

Sport Çmimi i Madh i Belgjikës Fernando Alonso Formula 1 Luis Hamilton