Aktualitet16 Shkurt 2019, 17:01

“Idiotë”! Artan Hoxha shpërthen ndaj krerëve të opozitës: Kishin pjesëmarrjen më masive se kurrë më parë,

Shkruar nga Pamfleti
“Idiotë”! Artan Hoxha shpërthen ndaj krerëve të

"Idiotë"! Artan Hoxha shpërthen ndaj krerëve të opozitës: Kishin pjesëmarrjen më masive se kurrë më parë, por nuk ditën t'i organizonin

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka shpërthyer në sulme ndaj krerëve të opozitës, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, teksa ka deklaruar se nuk ditën ta menaxhonin turmën e njerëzve. Sipas Hoxhës, kjo ishte protesta me pjesëmarrjen më masive, por opozita nuk e drejtoi si duhet.

Duke e krahasuar me protestën e përgjakshme të “21 Janarit”, ku u vranë nga pushteti i Sali Berishës katër njerëz të pafajshëm, gazetari Hoxha është shprehur se nëse do kishte ndodhur si tetë vite më parë, do ishte bërë hataja. Hoxha ka deklaruar se pjesëmarrja kaq masive e qytetarëve erdhi për shkak se u organizua në një kohë kur populli ka shumë pakënaqësi. 

“Shpresonim se paralajmërimet e bëra publike të mos ishin të vërteta. Në 6 vitet e fundit, ku PD ka qenë në opozitë kjo ishte protesta me pjesëmarrjen më të madhe. Ishin disa elementë që e bënin të ngjshme këtë protestë me 21 janarin.

As sot nuk kishte podium dhe as organizim si herët e tjera. PD në protestat e mëparshme ka përdorur një kordon sigurie të vetin, ndërsa sot ky kordon mungoi. Në mesazhet para protestës u la të kuptohej që ajo do ishte e dhunshme. Përfaqësuesit e opozitës ftuan njerëz për një muaj rresht duke shfrytëzuar një moment pakënaqësie në radhët e popullit. Po nëse ti e ke ftuar popullin në protestë nuk mund të rrish mbrapa dhe të bësh sikur nuk di gjë. Pas orës 14:00 numri i protestuesve u ul ndjeshëm, kjo për shkak se ata nuk u orientuan se cfarë duhet të bënin në protestë.

U shkel rregullorja dhe u tentua të hyet në ambientet e brendshme të kryeminstrisë. Nëse do kishin shkuar gjërat si në 21 Janar, sot do ishte bërë hataja. Pjesa më e madhe e protestuesve nuk e pranuan këtë që ndodhi, këtë sulm të pandërprerë. Drejtuesit e opozitës dolën në skenë vetëm kur ikën protestuesit. Një grup aktiv dhanë një mesazh përmes rrëmbimit të protestës. Justifikimi se policia provokoi duke lënë shtegun të hapur mu duk arsyetimi më banal dhe më idiot i mundshëm”, tha Hoxha.

Aktualitet 21 Janari Artan Hoxha Protesta e opozitës