alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

IFIMES: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë përsëri i thjeshtë, marrëdhëniet mes shteteve shumë komplekse

02/08/2020, 11:26
ne Prishtine
A A
IFIMES: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë përsëri i thjeshtë, marrëdhëniet mes shteteve shumë komplekse

IFIMES: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë përsëri i thjeshtë, marrëdhëniet mes shteteve shumë komplekse

Instituti Ndërkombëtar për Studime Ballkanike dhe të Lindjes së afërt (IFIMES) me seli në Lubjanë, në analizën e vet të radhës rreth Ballkanit Perëndimor ka sjellë në pah faktin se pas 18 muajsh nga ndërprerja e dialogut midis Beogradit zyrtar dhe Prishtinës, dialogu ka rifilluar më 16 korrik 2020.


-Lexo edhe:

Dick Marty mund të ballafaqohet me padi nga ish krerët e UÇK-së, dëmshpërblimi do të ishte milionësh

Vuçiqi i përgjigjet Kurtit: “Ne do të kemi një miliardë e gjysmë buxhet për ushtrinë”

Në këtë drejtim, shkruan IFIMES, përcjell Telegrafi, përveç rifillimit të dialogut, të udhëhequr nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ekipe ekspertësh të pjesëmarrësve në dialog, të cilët tashmë janë takuar disa herë, kanë rifilluar operimet.

Por, siç vë në pah ky institut, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po akuzohet nga Gjykata Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë, nuk po merr më pjesë në dialog.

Dhe siç vlerëson IFIMES, “marrëdhëniet midis Beogradit zyrtar dhe Prishtinës janë shumë komplekse dhe nuk mund të shihen përmes prizmit ‘bardh e zi’”, duke shtuar se “rifillimi i dialogut ka më shumë se domethënie simbolike”.

“Kryeministri Hoti është ‘fytyra e re’ në tryezën e bisedimeve dhe përfaqëson Kosovën në një kohë kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po përballet me aktakuzë për krime lufte, dhe kriza e pushtetit në Kosovë, e cila filloi gjatë pandemisë COVID-19, vazhdon. Fuqia e pabarabartë e pjesëmarrësve në dialogun e rinovuar midis Kosovës dhe Serbisë është e dukshme, sepse në Kosovë, kryeministri Hoti nuk ka peshën dhe mbështetjen politike për të vazhduar dialogun”, konsideron më tej IFIMES.

“Ekziston një opozitë e fortë në parlamentin e Kosovës, Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) dhe Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), të cilat besojnë se qeveria aktuale nuk ka asnjë legjitimitet për të zhvilluar një dialog”.

Sipas analizës së IFIMES, dialogu nuk do të jetë përsëri i thjeshtë, sepse fokusi do të jetë përsëri në çështjen e dhimbshme të personave të zhdukur, por edhe në mos përmbushjen e asaj që është rënë dakord dhe nënshkruar në Bruksel në prill të vitit 2013, dhe ky është Asociacioni i Komunave Serbe.

“Se dialogu midis Beogradit zyrtar dhe Prishtinës nuk mund të vërehet përmes një marrëdhënieje ‘bardhë e zi’, konfirmohet edhe me fjalët e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili vazhdimisht ka thënë: ‘Ne mund të flasim për gjithçka, nëse është një kompromis. Dhe që shqiptarët të marrin gjithçka dhe Serbia nuk merr asgjë – kurrë nuk do të merrni nënshkrimin tim. Ju nuk do të keni mbështetjen time për këtë. Në këtë moment, unë jam presidenti i Serbisë dhe ju mund të gjeni dikë tjetër që do të dëshirojë ta pranojë atë pa asnjë kompromis, duke ndjekur vetëm ultimatume’”, thuhet ndër tjerash në analizën e institutit IFIMES. /Telegrafi/

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Prishtine

Dick Marty mund të ballafaqohet me padi nga ish krerët e UÇK-së, dëmshpërblimi do të ishte milionësh

13/08/2022, 9:24
Prishtine

Vuçiqi i përgjigjet Kurtit: “Ne do të kemi një miliardë e gjysmë buxhet për ushtrinë”

13/08/2022, 9:14
Prishtine

Kosova sipas Kurtit e gatshme për dialog, por se marrëveshja varet nga pala serbe

13/08/2022, 9:06
Prishtine

Osmani i shpreh ngushëllime Gjukanoviçit dhe malazezëve për tragjedinë në Mal të Zi

12/08/2022, 23:06
Prishtine

Ish-oficeri britanik në Kosovë: Pajtohem me Osmanin e Kurtin rreth paralajmërimeve për luftë

12/08/2022, 21:36
Prishtine

Shefi i NATO-s takohet javën e ardhshme me Kurtin dhe Vuçiçin

12/08/2022, 20:10
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Sherr me armë të ftohta në një lokal në Shkodër, plagoset 20 vjeçari, arrestohet autori (Emri)

Sherr me armë të ftohta në një lokal në Shkodër, plagoset 20 vjeçari, arrestohet autori (EMRI)

PD nuk shkon me pushime/ Basha mbledh nesër Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, zbardhen vendimet për zgjedhjet

PD nuk shkon me pushime/ Basha mbledh nesër Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, zbardhen vendimet për zgjedhjet

Lajmi i Dites

Kleçka e dosjeve të reja të Ilir Metës që u depozituan në SPAK

Kleçka e dosjeve të reja të Ilir Metës që u depozituan në SPAK

12/08/2022, 14:27

Lajmet e fundit

Shfaqja 388-vjeçare që vazhdon të jepet edhe sot

13/08/2022, 17:01

Gruri nga Ukraina erdhi në Durrës, por inflacioni do të vijojë; çmimi i bukës nuk do të ulet

13/08/2022, 16:51

Shtator i nxehtë për Metën e Berishën/ Alibeaj mesazh për t’u ndarë nga e shkuara komuniste, mobilizon demokratët në bazë

13/08/2022, 16:34

Salman Rushdie në gjendje të rëndë, futet në intubim; shkrimtari rrezikon të humbasë shikimin për shkak të sulmit me thikë

13/08/2022, 16:09

Harruan vajzën brenda në makinë, 8-vjeçarja në Greqi ndërron jetë nga nxehtësia

13/08/2022, 15:55

Lufta antikorrupsion e Partisë së Lirisë dhe çeta e të arrestuarve/ Ja lista me drejtorët dhe besnikët e Metës që përfunduan në pranga

13/08/2022, 15:40
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In