Politike24 Nëntor 2022, 13:20

"Ik andej", Rama largon Gardën, diskutim ‘kokë më kokë’ me Dashnor Sulën në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti

Sapo kryeministri Edi Rama mbaroi fjalën në foltoren e Kuvendit, Dashnor Sula shkoi te kryeministri Edi Rama me një letër në dorë.

Menjëherë u afrua Garda, por Rama zgjodhi që t’i largojë dhe të debatojë me të.

Pasi diskutuan sëbashku, Rama i dha dorën deputetit demokrat dhe u largua nga salla e Kuvendit.

Rama sot foli me tone të ashpra, madje nuk i kurseu as ofendimet ndaj opozitës.

Pak kohë më parë kryeministri u përplas me deputetin Sula duke e quajtur atë “gjel deti i Peqinit”.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Politike