Sport 1 Shkurt 2023, 20:59

Ikardi feston dopietën personale me shqiponjë, sulmuesi i Gallatasarajit dëgjon Milot Rashicën (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Ikardi feston dopietën personale me shqiponjë, sulmuesi i

Ikardi feston dopietën personale me shqiponjë, sulmuesi i Gallatasarajit dëgjon Milot Rashicën (Video)

Gallatasaraji mori një fitore të vuajtur 3-2 në shtëpi ndaj Umranijespor. Protagonist absolut në këtë 90 minutësh të kampionatit për vendasit ishte Mauro Ikardi me dopietën e tij personale.

Sulmuesi argjentinas shënoi me penallti në minutën e 60, ndërsa realizoi një tjetër në minutën e 83. Në një moment shihet Maurito, teksa feston me shqiponjë, me shumë mundësi ka dëgjuar shokun e skuadrës Milot Rashica. Gallatasaraji është favorit për fitimin e titullit kampion në Turqi.

Sport Gallatasaraj Mauro Ikardi Milot Rashica