
‘Ikën Xhoni, tulla e radhës Diola’, Luizi komploton me Oltën për të nxjerrë banorët
Edhe pse duket se kanë një armiqësi të hapur, Luizi dhe Olta janë bashkëpunëtorë të ngushtë kur vjen puna për t’i ‘bërë gropën’ konkurentëve të tjerë. Teksa diskutonin bashkë në korridor të shtëpisë së famshme, këngëtari i thotë aktores ‘planin e radhës’ me shumë stil dhe humor, siç ai di dhe e ka zakon:
“Jo ushtarë, jo kjo, jo futi thikën, bukur. Ikën Xhoni të shtunën, tulla e radhës Diola i bie (të jetë). Ta bëj llaçin gati edhe ta sjell”, thotë pastaj me të qeshur Luizi.
Ndërsa Olta kishte një përshtypje tjetër. Ajo mendon se Luizi ka bërë gati ‘kurthin’ për të nxjerrë nga shtëpia Armaldo Kllogjerin, apo ‘Maestron’ siç e quajnë të gjithë. Me gjithë insistimin e Luizit, që nuk e kishte në plan, Olta pyet edhe Tean. Edhe ish-konkurentja e Përputhen kishte të njëjtin mendim. A thua, Luizi të jetë bër gati për të nxjerrë maestron? Mbetet për t’u parë! /Pamfleti