Hajdutëritë dhe çmenduritë qeveritare, po na rrjepin lëkurën
Ja vendimi qeverisë, shpallur më 13 gusht 2018 Vendim nr. 491, datë 31.7.2018 “Për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2018, miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, për pagesën e shërbimeve juridike për përfaqësimin dhe mbrojtjen në gjykatat italiane”
- Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2018, në kategorinë e shpenzimeve korrente, t’i shtohet kundërvlera në lekë e fondit prej 180 000 (njëqind e tetëdhjetë mijë) eurosh, për kryerjen e pagesave të shërbimeve juridike nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, për përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të këtij institucioni kundër bllokimit të garancive të kontratave për Bypass-et e Vlorës e të Fierit në gjykatat italiane, nga shoqëritë “Serenissima Costruzioni s.p.a.” dhe “A4 Holding s.p.a.”.
- Efekti financiar i këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2018.
- Autorizohet Autoriteti Rrugor Shqiptar të lidhë kontratë me studion avokatore italiane, e cila ka kryer përfaqësimin, deri në këtë moment, të Republikës së Shqipërisë në gjykatat italiane, të negociuar nga Avokatura e Shtetit, me vlerë të përgjithshme 180 000 (njëqind e tetëdhjetë mijë) euro.
- Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. Kryeministri Edi Rama
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI