alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

ILD nis hetim ndaj gjyqtares së Elbasanit; si e liroi nga burgu anëtarin e bandës së “Gaxhait”, Enkeleda Kapedani

31/05/2021, 10:42
ne Aktualitet
A A
ILD nis hetim ndaj gjyqtares së Elbasanit; si e liroi nga burgu anëtarin e bandës së "Gaxhait", Enkeleda Kapedani

ILD nis hetim ndaj gjyqtares së Elbasanit; si e liroi nga burgu anëtarin e bandës së "Gaxhait", Enkeleda Kapedani

Viktor Ymeri ish-anëtar i bandës së Vlorës u lirua në fund të vitit 2019, nga gjyqtarja Enkeleda Kapedani, e hetuar nga ILD për postimin e videove në TikTok.


-Lexo edhe:

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve

Aferat në Ministrinë e Financave, gjykata nxjerr nga qelia Arlind Gjokutajn

Më poshtë ndodhet kronologjia e çështjes së Viktor Ymerit,  – anëtar i bandës së Vlorës, drejtuar nga Gazmend Braka (Gaxhai), – i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm, por që u lirua në fund të vitit të kaluar.

Për dy vrasje të kryera bashkë me Brakën në vitin 1999, Ymeri u dënua me burgim të përjetshëm. Por pasi kaluan rreth 10 vite, vendimi iu kthye në 25 vite duke iu bashkuar edhe me një dënim për vrasje tjetër kryer në vitin 1996 në Itali.

Lirimi i tij u bë pas rreth 20 vitesh, në dhjetor 2019 duke u marrë në konsideratë një dekret i Ramiz Alisë, ku ditët e punës shlyejnë ditët e dënimit.

12 shkurt 1996 – Ymeri merr pjesë në vrasjen e Gëzim Muçës dhe plagosjen e Taulant Maskës në Romë, Itali. Dënohet me 24 vite burg, por i shpëton qelisë.

28 qershor 1999 – Ymeri merr pjesë, bashkë me Gazmend Brakën, në ekzekutimet, për larje hesapesh, të Arben Pajës dhe Ilir Xhungës, pjesëtarë të një grupi kriminal në Durrës.

20 prill 2000 – Gjykata e Rrethit Durrës dënon Ymerin me burgim të përjetshëm për vrasjet e Pajës dhe Xhungës.

15 mars 2001 – Gjykata e Apelit Durrës lë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm. Ymeri kërkon rekurs, Gjykata e Lartë ia mohon.

5 nëntor 2012 – Ymeri i kërkon Gjykatës së Lartë rishikimin e vendimeve me pretendimin se ishin gjetur prova të reja shfajësuese për akuzat ndaj tij, provat kishin të bënin me analiza të reja të ADN-së në gjurmët e gjakut.

28 tetor 2015 – Gjykata e Lartë vendos prishjen e dënimit me burgim të përjetshëm dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së parë Durrës.

21 dhjetor 2016 – Gjykata e Elbasanit njeh dënimin e Ymerit me burg dhënë prej Gjykatës së Romës për vrasjen e Gëzim Muçës në vitin 1996.

14 prill 2017 – Gjykata e Apelit Durrës lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Elbasanit.

23 qershor 2017 – Gjykata e Shkallës së parë Durrës e dënon Ymerin me burgim të përjetshëm për vrasjet e Pajës dhe Xhungës në vitin 1999.

31 tetor 2018 – Gjykata e Apelit Durrës vendos ndryshimin e dënimit nga burgim i përjetshëm, dënim me 25 vite burg për vrasjet e vitit 1999.

7 nëntor 2018 – Ekzekutohen në Durrës, Genci Caci dhe Edison Harizaj, ky i fundit nip i Viktor Ymerit.

25 maj 2019 – Gjykata e Elbasanit bashkon në një dënimet për vrasjet e Muçës në 1996 dhe Pajës e Xhungës në 1999 duke argumentuar se “sipas nenit 55 të Kodit Penal, për 2 dënime të formës së prerë një i burgosur nuk mund të kryejë më shumë se 25 vite burg në tërësi”.

27 dhjetor 2019 – Gjykata e Elbasanit vendos lirimin duke llogaritur bashkë ditët që Ymeri kishte qëndruar në burg me ditët e punës që ai kishte ushtruar pas hekurave. Me këtë vendim Gjykata zbatoi një dekret të vitit 1989 që ul dënimin nëse të burgosurit aktivizohen në punë. Kjo praktikë qe paralajmëruar dy muaj më përpara nga Drejtoria e Burgjevel, por autoritetet nuk ndërhynë për ta ndaluar.

Lirimi i Ymerit edhe pse akuzohej për 3 vrasje nxit nevojën për vëmendje dhe pse jo, hetime për vendimet e diskutueshme, lirimet dhe lehtësimet e vrasësve të tjerë.

Drejtuesi i bandës së Beratit, Lulzim Caka, akuzuar për 5 vrasje nuk u dënua me burgim të përjetshëm dhe në vitin 2019 u lirua parakohe. Dy prej anëtarëve të bandës së Durrësit, Lulëzim Berisha dhe kunati i tij Plaurent Dervishaj, akuzuar për të paktën 4 vrasje. I pari i shpëtoi dënimit me burg përjetë dhe në vitin 2016 iu dha liria edhe pse kishte edhe 6 vite burg për të shlyer. Tjetri nuk bëri asnjë ditë burg.

Kreu i bandës së Lushnjes, Aldo Bare, akuzuar për 5 vrasje. Dënuar më parë me burgim të përjetshëm. Prej vitit 2017 ka fituar të drejtën për rigjykim. Dritan Dajti, akuzuar për vrasjen e 4 policëve. Dënuar më parë me 4 burgime të përjetshme. Rigjykuar në shkurt 2019 dhe dënuar me 25 vite burg është rasti i radhës që për çështje llogarish mund të lirohet.

Këta janë ndër më të njohurit, të cilët megjithëse janë akuzuar për disa vrasje, kanë përfituar nga sistemi i drejtësisë ndryshime dënimesh edhe pse më parë janë dënuar me burgime të përjetshme.

Çështjet e tyre janë pasqyrë e drejtësisë së munguar dhe sistemit aq shumë të kritikuar deri më sot për korrupsion dhe kapje nga politika dhe bandat. Sistem, i cili sot thuhet se është (duke u ) reformuar dhe me organet e reja propagandohet se do të garantojë drejtësinë./ Exit.al


smile
Lajmi Tjeter

Rritur në shtëpinë e fëmijës, njihet me nënën biologjike para dy vitesh, gjithçka nuk dinit për Ana Lleshin

Alarm për bombë, aeroplani bën ulje emergjente në Aeroportin e Berlinit

Alarm për bombë, aeroplani bën ulje emergjente në Aeroportin e Berlinit

Lajmi i Dites

Albin Kurti

Thellohet ndëshkimi: Nga heqja e prefiksit te ndalimi i liberalizimit të vizave; lista me 6 sanksione ndaj Kosovës

02/02/2023, 10:55

Lajmet e fundit

Dosja “McGonigal” bën bashkë PD-në kundër Ramës, 45 deputetë firmosin ngritjen e Komisionit Hetimor

02/02/2023, 15:04

Dea dhe Amosi bëjnë plane për të “ndarë” Luizin nga Kiara, aktori: Do nxjerr fakte!

02/02/2023, 14:57

Kaos në Kuvendin e Serbisë, opozita akuza të forta Vuçiç: Tradhtar, e dorëzove Kosovën!

02/02/2023, 14:45

Skandali “Qatargate”, Parlamenti Europian u heq zyrtarisht mandatin 2 deputetëve

02/02/2023, 14:45

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve

02/02/2023, 14:31

Asociacioni/ Vuçiç: Perëndimi më kërcënoi nëse nuk firmosim marrëveshjen me Kosovën

02/02/2023, 14:31

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In