alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

ILDKP asnjë padi për të ngelurit në veting, Evgjeni Bashari nis justifikimet; si po amniston emrat me pasuri sheikësh

01/06/2022, 18:07
ne Aktualitet, Kryesore, Tirana
A A

Institucionet shtetërore janë në panik nga gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetingu. Janë mbi 200 persona që janë shkarkuar sepse nuk justifikojnë pasuritë dhe SPAK ka dërguar për gjykim vetëm dy emra. Pjesa tjetër shijon e qetë pasuritë dhe nuk ka asnjë padi dhe ndjekje penale për ta.


-Lexo edhe:

Ulet ndjeshëm numri i infektimeve me Covid-19, 89 raste të reja dhe asnjë humbje jete

“Energji vëllazërore”/ KESH shpëton Kosovën nga reduktimet energjetike

Bashkimi Europian e ka vënë kusht për negociatat hetimin e të ngelurve në veting, ndërsa kjo kërkesë mbështete edhe nga SHBA.

“Nevoja për të hetuar korrupsionin gjyqësor, përtej vetingut, është përfshirë në kushtet e përcaktuara nga Bashkimi Evropian për hapjen e bisedimeve të pranimit në Bashkimin Evropian”, tha ambasadorja Yuri Kim pak kohë më parë.

Vetë kreu i SPAK, Arben Kraja pak ditë më parë foli mbi mungesën e hetimeve dhe fajësoi ILDKP dhe organet e vetingut, duke thënë se nuk kanë bërë padi për të ngelurit në veting. “Bazuar në nenin 75 të Kodit të Procedurës penale SPAK mund të hetojë anëtarë e Gjykatës Kushtetues, Gjykatës së Lartë dhe Prokurorin e Përgjithshëm. Organet e rivlerësimit kalimtar nuk kanë paraqitur asnjë kallëzim penal. Asnjë institucion i deklarimit të pasurive nuk ka paraqitur asnjë kallëzim penal pranë prokurorisë”, tha ai.

Mbi këtë deklaratë të Krajës, u pyet sot kryetarja e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Evgjeni Bashari. Kjo e fundit raportoi në Komisionin e Ligjeve për punën e institucionit dhe ishte kreu i grupit demokrat Enkelejd Alibeaj, ai i cili e pyeti se përse nuk ka asnjë kallëzim për të ngelurit në veting të kapur me fshehje pasurie.

Por zonja në fjalë e hoqi topin nga vetja, duke thënë se ILDK ka pasur thjesht funksion mbështetës dhe sipas saj është punë e KPK vijim i hetimeve. Bashari u mundua të justifikohet se kështu e ka ligji dhe një vendim i Kushtetueses, por nuk përmendi asnjë nen.

“Vetë ligji dhe Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj qartësoi kompetencat që do të kishte Inspektorati. Në procesin e rivlerësimit kishim një funksion ndihmës për organet e vetingut. Duhet të ishin këta të fundit që pas një hetimi më të thelluar dhe më të gjerë për subjektet e rivlerësimit do të merrnin një vendim përfundimtar dhe ILDKP nuk ka tagër që këta subjekte që janë shkarkuar të iniciojë një referim. Ne kemi përmbushur detyrën tonë brenda aftëve. Kur vijnë kërkesat ne i trajtojmë me përparësi”, tha ajo.

Në fakt ndryshe nga sa deklaron kryetarja e ILDKP, ka një nen në Kodin e Procedurës Penale që e detyron zonjën në fjalë që të bëjë padi penale për çdo emër të gjetur me shkelje.

Është neni 281 i Kodit të Procedurës Penale që po shkelet nga zonja në fjalë. “Nëpunësit publikë, të cilët gjatë ushtrimit të detyrës ose për shkak të funksioneve a të shërbimit të tyre, marrin dijeni për një vepër penale që ndiqet kryesisht, detyrohen të bëjnë kallëzim me shkrim edhe kur nuk është individualizuar personi të cilit i atribuohet vepra penale. Kallëzimi i paraqitet prokurorit ose një oficeri të policisë gjyqësore. Kur, gjatë një procedimi civil ose administrativ, zbulohet një fakt që përbën vepër penale që ndiqet kryesisht, organi përkatës bën kallëzim te prokurori”, thuhet në nen.

Vetë kreu i SPAK kur raportoi në Këshillin e Integrimit u shpreh se në bazë të këtij neni, çdo institucion duhet të bëjë kallëzime dhe kjo vlen edhe për KPK. Por të gjithë duket se janë bërë bashkë dhe ata që u shkarkuan nga vetingu shijojnë të qetë milionat që vunë në këto 30 vite. /Pamfleti

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Covid-19

Ulet ndjeshëm numri i infektimeve me Covid-19, 89 raste të reja dhe asnjë humbje jete

15/08/2022, 18:18
Kryesore

“Energji vëllazërore”/ KESH shpëton Kosovën nga reduktimet energjetike

15/08/2022, 18:17
Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare

Rama-Meta pazare me dosjet e Sigurimit/ Ja versioni fillestar i ligjit dhe si PS-LSI shtuan nenin që shpëton ish-presidentin

15/08/2022, 17:06
Kryesore

Pas Metës, PS plan për të nxjerrë Berishën nga Parlamenti; paralajmërohet ligj për personat që kanë qenë anëtarë të PPSH

15/08/2022, 16:04
Shqipëria e 2022, e pashpresë për shqiptarët: nuk ka të ardhme, s'ka siguri!
Aktualitet

Shqipëria e 2022, e pashpresë për shqiptarët: nuk ka të ardhme, s’ka siguri!

15/08/2022, 14:40
Radiografia e islamit politik në Kosovë
Editorial

Radiografia e islamit politik në Kosovë

15/08/2022, 14:27
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
SPAK heton për shpërdorim detyre rindërtimin e shkollës “Sami Frashëri”

SPAK heton për shpërdorim detyre rindërtimin e shkollës “Sami Frashëri”

Njihuni me të veçantat e sfidës Itali-Argjentinë, trofe prej 8.5 kilogram dhe të ardhura marramendëse nga biletat

Njihuni me të veçantat e sfidës Itali-Argjentinë, trofe prej 8.5 kilogram dhe të ardhura marramendëse nga biletat

Lajmi i Dites

Deputeti “Lavatriçe”/ Laert Duraj vazhdon e drejton Agjencinë Shtetërore Valutore te Posta Shqiptare

Deputeti “Lavatriçe”/ Laert Duraj vazhdon e drejton Agjencinë Shtetërore Valutore te Posta Shqiptare

15/08/2022, 11:15

Lajmet e fundit

Ulet ndjeshëm numri i infektimeve me Covid-19, 89 raste të reja dhe asnjë humbje jete

15/08/2022, 18:18

“Energji vëllazërore”/ KESH shpëton Kosovën nga reduktimet energjetike

15/08/2022, 18:17
Dollapë dhe sirtarë të kthyer përmbys, hajdutët i grabisin shtëpinë futbollistit të Valencias, teksa bënte debutimin në ndeshjen e parë (Foto-Video)

Dollapë dhe sirtarë të kthyer përmbys, hajdutët i grabisin shtëpinë futbollistit të Valencias, teksa bënte debutimin në ndeshjen e parë (Foto-Video)

15/08/2022, 18:12

Negociatat, Kim pret ambasadoren e BE: Të vijojë zbatimi i reformës në drejtësi

15/08/2022, 18:05

Flamujt e huaj në Shqipëri dhe “patriotizmi” fetar

15/08/2022, 17:57

“Në shtator gjithçka mund të ndodhë”, Gjekmarkaj: Pres të ketë protesta, nuk e shoh të afërt një qeveri teknike

15/08/2022, 17:53
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In