Politike 5 Tetor 2022, 21:12

Ilir Alimehmeti nuk e mohon kandidimin për Bashkinë e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
Ilir Alimehmeti nuk e mohon kandidimin për Bashkinë e Tiranës

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, është pyetur mbrëmjen e sotme nëse do të jetë kandidat i opozitës për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale.

Alimehmeti tha në emisionin “Open”, se nuk ka asgjë zyrtare. Në një far mënyre doktori nuk e ka mohuar që nuk do të jetë kandidat.

Nuk kam asnjë informacion dhe asnjë kontakt. Atëherë, unë e di që do të ma bësh 20 herë këtë pyetje. Ka një proverb që thotë kur studenti është gati, profesori do të shfaqet. Deri në momentin që nuk ka asgjë zyrtare, atëherë këto janë të kota”, theksoi epidemiologu.

Politike alimemhemti kandidimi