Tani ministrat dhe deputetët e Ramës kanë filluar të caktojnë vetë kriteret e tenderave që plotësohen vetëm nga kompnitë e tyre që i kanë kaluar në emrin e shokëve dhe familjarëve, detaje të një skandali me protagonist Ilir Beqjan, i certifikuar nga Gjykata Kushtetuese si hajdut i fondeve publike
Ilir Beqja, emri i të cilit lidhet me koncesionet korruptive në shëndetësi, me pasoja të rënda për xhepin e shqiptarëve dhe brezave që do vijnë, politikani që kërkoi në kulmin e pandemisë covid-19 të uleshin pensionet për të financuar aferat qeveritare, është ankuar tek Edi Rama për një tender. Bëhet fjalë për tenderin me vlerë 1.6 miliardë lekë me objekt “Implementimi i aplikimeve dhe funksioneve ERP në KESH”, që do të thotë planifikimi i burimeve të kompanisë, ku përfshihen blerjet, prodhimin, shitjet, burimet njerëzore, kontabilitetin etj.
Në këtë procedurë ka marrë pjesë edhe kompania e Ilir Beqjas, “Intech +”, të cilën e ka kaluar në emrin e shokut të tij, Sokol Sinani, për t’i shpëtuar veprimit të ligjit.
Kompania e Beqajt ka kundërshtuar kriteret teknike të tenderit, të cilat nuk i plotësonte dot. Kundërshtimin e ka bërë në Komisionin e Prokurimit Publik, i cili përbëhet nga disa të besuar të Edi Ramës, të propozuar nga ky i fundit.
KPP zgjidh sipas ligjit mosmarrëveshjet dhe ‘padrejtësitë’ në tendera. Kur ‘ujqërit’ e parave publike grinden për një tender, çështja shkon në KPP për zgjidhje, Për vlerat mbi 1 milionë lekë njoftohet Babloku i madh, i cili sinjalizon komisionin se kujt duhet t’i jepet llokma e radhës. Dhe në këtë rast, Babloku ka urdhëruar që të pranohet kërkesa e Ilir Beqjas, duke prishur kriteret dhe vendosur disa kritere të tjera, ashtu siç kërkonte kompania.
Në vendimin e KPK-së në gusht të vitit 2020 thuhet se “Të pranojë ankesën e operatorit ekonomik “Intech +” sh.p.k. për procedurën e prokurimit… Autoriteti kontraktor të modifikojë dokumentat e tenderit në përputhje me konstatimet e Komisionit të Prokurimit Publik si më sipër cituar.
Autoriteti kontraktor, brenda 10 ditëve, të vërë në dijeni Komisionin e Prokurimit Publik për zbatimin e vendimit, duke dokumentuar veprimet e kryera. Ngarkohet zyra e financës të bëjë kthimin e tarifës financiare të paguar nga operatori ekonomik “Intech +” sh.p.k”.
Pas këtij vendimi, KESH ka vendosur anullimin e procedurës dhe për ta shpallur edhe një herë, me kritere të reja.
Në qershor të vitit 2011, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e certifikoi Ilir Beqjan hajdut të fondeve publike, duke i hequr mandatin e deputetit.
Ilir Beqja, duke qenë deputet, në konflikt të hapur interesi, ndante paratë publike me Vangjush Dakon në Bashkinë e Durrësit. Pasi heqjes së mandatit, Beqja e kaloi kompaninë në emrin e shokut të tij, ndërsa Rama e bëri sërish deputet në 2013 dhe më pas ministër Shëndetësie, ku firmosi koncesionet më korruptive në historinë e pluralizmit shqiptar.
Nga ana tjetër, kompania e Beqjas, gjatë këtyre 8 viteve, ka marrë miliona euro nga paratë publike, përmes tenderave të dyshimtë dhe sigurisht klientelist.
Beqjes iu hap një dosje në prokurori, pasi i dha shokut të tij në Itali, koncensionin e stelirizimit me vlerë 80 milionë euro, por megjithatë i shpëtoi ndëshkimit për shkak të kapjes së drejtësisë nga politika.
Ngritja e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit janë shpresa e fundit për goditjen e një prej hajdutëve më famëkeq të politikës shqiptare./Pamfleti