Anti-Mafia25 Korrik 2022, 10:29

Ilir Beqja përsëri në SPAK për 114 milionë Euro të Laboratorëve; bashkë me të dhe Manastirliu e Janis Karathano i “Pagasus”

Shkruar nga Pamfleti
Ilir Beqja përsëri në SPAK për 114 milionë Euro të

Kontratën e ka firmosur Sekretari i Përgjithshëm, Arian Kraja/ Dhe këtë koncesion e ka sajuar dhe realizuar si tender Ilir Beqja, 1 muaj para shkarkimit nga detyra e ministrit. Ndërsa Ogerta Manastirliu e mbajti 2 vite të fshehtë dhe ia firmës fantazmë “Laboratory Netëorks”, që në fakt është firma “Pegasus” e mafiozit Janis Karathano, i cili gjatë 9 viteve “rilindje” ka marrë dhe 146 milionë Euro tendera ilaçesh

Pas marrjes në pyetje, për aferën e koncesionit 100 milionë Euro me objekt: Sterilizimi i pajisjeve kirurgjikale, “përbindëshi” i korrupsionit, Ilir Beqja, do hedh përsëri në krahë çantën e zezë dhe do paraqitet në SPAK, për një tjetër super- vjedhje në shëndetësi.

Bëhet fjalë për koncesionin “Laboratorët mjekësorë”, me vlerë 114 milionë Euro, i cili prej 6 muajsh është nën hetim nga SPAK, me bazë kallëzimin e bërë nga KLSH, regjistruar si Procedim Penal Nr. 18, datë 31 janar 2022.

Informacionet e “Pamfleti”-t, konfirmojnë se Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë përfunduar hetimin paraprak të dosjes, dhe kanë konstatuar prova shkresore zyrtare, që kanë lidhje me veprimet e Ilir Beqjes si ish-Ministër i Shëndetësisë.

Ilir Beqja, ka krijuar rrethana fiktive për të justifikuar nevojën e koncesionit të laboratorëve, si dhe ka futur në dosje, raporte false për gjoja konsultime me mjekët e miratim të tyre.

Skema e abuzimit dhe me dokumente false, ka favorizuar shtetasin Janis Thoma Karathano, për të marrë këtë koncesion, duke regjistruar të dhëna të rreme për firmat “Guack” holandeze e franceze, pas të cilave u maskua.

Është zbuluar, se Ilir Beqja ka mashtruar, sikur kostoja e shërbimit laboratorik spitalor në administrim nga shteti deri në dhjetor 2016, ka  qenë 15 milionë Euro në vit, ndërsa koncesioni privat do ta kryente këtë shërbim me 3.2 milionë Euro në vit.

Por është e kundërta: Shteti e ka pasur koston e shërbimit laboratorik 1.3 milionë Euro në vit, ndërsa koncesionari mafioz Janis Karathano po përfiton nga shteti, 11.4 milionë Euro në vit, ose 114 milionë Euro për 10 vite.

Referuar provave, SPAK e ka Ilir Beqjen nën hetim dhe për koncesionin “Laboratorët Mjekësorë”, me akuzën se e ka sajuar dhe realizuar si tender, 1 muaj para shkarkimit nga detyra e ministrit, konkretisht më 27 shkurt 2017.

Me të njëjtin status si Ilir Beqja, është dhe ministrja Ogerta Manastirliu, kallëzuar bashkë me të nga KLSH, si vazhduese dhe finalizuese e kontratës së koncesionit “Laboratorët Mjekësorë”, në bashkëpunim me përfituesin Janis Karathano.

Rezulton se Ogerta Manastirliu e fshehu dosjen e koncesionit gjatë viteve 2017- 2018 dhe e bëri publike në mars 2019, duke favorizuar firmën private me ulje 30% sasi analizash e 40% pakësim numri (lloji) të tyre, por me të njëjtën vlerë kontrate 114 milionë Euro.

Ndërsa më 10 prill 2019, autorizoi Sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë, Arian Kraja, të nënshkruante Kontratën Nr. 1924/2 të laboratorëve për 10 vite, me mafiozin Janis Karathano.

Sipas afatit hetimor paraprak që pëcakton Kodi i Procedurës Penale, ish-ministri Beqja, ministrja Manastirliu, sekretari Arjan Kraja, 7 anëtarët e komisionit të tenderit dhe përfituesi Janis Karathano, duhej të ishin thirrur nga SPAK qysh në filllim të muajit qershor.

Ndoshta, marrja në pyetje është lënë në gusht apo në  fillim të shtatorit, por siç duket, SPAK do ketë shumë punë me kryehajdutin Ilir Beqja, pasi ai ka edhe dosjen e “PPP-Hemodializës” me vlerë 96 milionë Euro, dhënë pjatalarëses së një kioske qoftesh në Berat./Pamfleti

Anti-Mafia #114 milionë Euro të Laboratorëve #Ilir Beqja përsëri në SPAK #Janis Karathano i “Pagasus” manastirliu