Nyja e krimit, korrupsionit, trafiqeve dhe i frontit anti- SHBA-BE, Ilir Meta, në bashkëpunim me gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar dhe të kapur nga krimi, ka nisur lëvizjet për të liruar nga burgu mikun dhe aleatin e tij në punë të pista, Klement Balilin, i njohur ndryshe edhe si ‘Ekobari i Ballkanit’, i dënuar me 10 vite burg për trafik ndërkombëtar droge.
Sipas një burimi tepër të besueshëm, Klement Balili, sapo u lirua nga burgu i sigurisë së lartë, duke kaluar në burgun e sigurisë së zakonshme, ka nisur lëvizjet me ndihmën e Ilir Metës për të dalë shumë shpejt nga burgu. Balili ka nisur të bëjë kërkesa për të ulur kohën e dënimit, për sjellje të mirë dhe manovra të tjera, për të shkurtuar kohën e qëndrimit në qeli.
Kërkesat po shqyrtohen nga Gjykata e Elbasanit, një nga gjykatat më të korruptuara në Shqipëri, e marrë peng prej grupeve kriminale. Në këmbim të dengjeve me euro apo me urdhër direkt nga Ilir Meta, kjo mbetet për t’u parë, por gjykatësit e Elbasanit po përgatisin këto ditë për t’i hequr edhe 90 ditë nga dënimi Klement Balilit.
Më pas, Eskobari Ballkanit do të bëjë një kërkesë për lirim me kusht. Nëse SPAK dhe SHBA nuk ndërhyjnë energjikisht për të goditur këtë skandal kriminal, Balili shumë shpjet do jetë i lirë dhe do të marrë drejtimin e LSI-së në Sarandë.
Gjyqtarët e Elbasanit që do të marrin përsipër faljen e Eskobarit ose e kanë të sigurtë shkarkimin nga Vetingu ose do të japin dorëheqjen sapo të thirren për t’u njohur me dosjen e zezë të veprimtarisë korruptive, lidhjet me krimin dhe pasurinë me para të pista. Ndaj, gjyqtarët e korruptuar nuk ndalen, por do të pranojnë çdo kërkesë së Eskobarit të Ballkanit. Vetëm SPAK mund ta ndalë këtë proces duke i goditur, siç goditi gjyqtaren e Krujës, e cila liroi një nga një të dënuarit me burgim të përjetshëm. Sipas burimeve, prapa këtij operacioni kriminal qëndron Ilir Meta.
Klement Balili ishte njeriu kryesor i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në Sarandë. Jo rastësisht, Meta dhe Monika e kishin emëruar drejtor transportesh, për t’u kujdesur vetë për trafikun e drogës. Balili u godit nga DEA amerikane në vitin 2016, duke prerë kështu një nga linjat e drogës së Ilir Metës. Ky i fundit, lëvizi çdo gur, dhe e mbrojti Balilin nga arrestimi për 3 vite me radhë.
Në hotelin e Balilit në Sarandë, “SANTA KUARANTA”, hardallosej ish ministri i Metës në krye të Drejtësisë, Ylli Manaji, i cili u akuzuar se ka marrë edhe një apartament nga Balilët. Në hotelin e Ekskobarit qëndronin drejtorë dhe ministra të korruptuar. Hoteli është ingauruar pikërisht nga Ilir Meta. Ka dyshime të forta se hoteli i bllokuar është në pronësi të Ilir Metës dhe se Balili dhe vëllezërit e tij janë thjeshtë një kamuflim./Pamfleti