Ilir Meta e di mirë këtë, se me veprimin e djeshëm ka tronditur rendin kushtetues, gjë që e bën edhe më të afërt shkarkimin si President të Republikës.
Ilir Meta doli dje në një konferencë për shtyp, ku në mënyrë agesive por më shumë tragjikomike ka paralajmëruar se do të bëjë hetim disiplinor ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Në mënyrë të turpshme televizionet nuk janë marrë fare me këtë skandal, por janë marrë me gomarllëqet e Ilir Metës për Bashën e Berishën, kur në fakt opinion i tij nuk i duhet askujt.
Edhe deklarata e Presidentit se do të dekretojë zgjedhjet e pjesshme në disa bashki nuk përbën asgjë të re, pasi në fund të fundit është i detyruar ta bëjë.
Skandali i Ilir Metës është se ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese se ka shkelur ligjin dhe se do të ketë për rrjedhojë një masë disiplinore.
Gjykata Kushtetuese është organi më i lartë i Shtetit Shqiptar; atij vetëm “Zoti” mund t’i japë masë disiplinore, natyrisht me mënyrat e veta.
Por Ilir Meta që e di mire këtë punë, nuk mund të lajthisë, por ky ishte një kërcënim i hapur ngaqë ai ka humbur mazhorancën në këtë institucion, pikërisht prej anëtarit që ka zgjedhur vetë”, Marsida Xhaferllarit. Anëtarja që shkaktoi furtunë, por që kur u zgjodh votoi pro 30 qershorit, e ka shkarkuar realisht Ilir Metën.
E ky i fundit i ka bërë sot një shantazh të hapur anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese se do t’i ndjekë me masa disiplinore. Ky është një skandal por edhe një ‘gallatë’ e madhe, ngaqë logjikisht nuk mundet që një President, apo institucion tjetër ta hetojë Gjykatën Kushtetuese.
Sipas Ligjit Themeltar të Shtetit, ky organ është i pari-sovrani dhe që s’mundet askush, jo t’ja rrëzojë, por as t’ia diskutojë vendimet.
Ilir Meta e di mirë këtë, se me veprimin e djershëm ka tronditur rendin kushtetues, gjë që e bën edhe më të afërt shkarkimin si President të Republikës.
Por, Ilir Meta ka dërguar një shantazh mafioz, të frikshëm e direkt ndaj anëtarëve të Gjykatës që i kosnideron të vetët” Xhaferllarit e Sonila Bejtjes. Që do t’u duhet të bëjnë çmos që të mos e shkarkojnë atë si President.
E në fakt, i gjithë ky vrull i Presidentit në shkarkim, duket se nuk po gjen qetësi tek ai, pasi ndryshe nuk do të trazohej kaq shumë.
Në javën e ardhshme Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim shkarkimin e Ilir Metës, e sipas gjasave do ta largojë nga Presidenca.
E Çfarë do të bëjë Likja?
Si për rastin e 30 qershorit do ta konsiderojë të padrejtë vendimin e do të ngujohet së bashku me mercenarët e tij.
E njëkohësisht me vendimin pritet shpallja e tij ‘Non Grata’. Ndaj ai deklaroi se do të hetojë Kushtetuesën. Ky në fakt ishte skandali i madh dje, ngaqë pamë një President antiinstitucional, të cilin media e fshehu. E ky është skandal më i madh…/Pamfleti