Edhe Ilir Beqja si Ilir Meta jeton mes luksit, nën hijen e Edi Ramës. Katapultimi i tij në krye të “Donacioneve të huaja”, kthen kohën pas. Koha pas, do të thotë, se hajduti Beqaj tashmë do të vjedhë jo vetëm nga thesi i shqiptarëve, por edhe nga ai i ndërkombëtarëve.
Shkruan Sokol Pepushaj
FBI ka hetuar hajdutët. Ka gjurmuar secilin që ka vjedhur fondet publike. Dosjet janë dëng me qindra milionë dollarët që kanë rjepur kasapët e politikës dhe të pushtetit, sa Shqipëria është bërë një “skelet” që trëmb këdo.
Trëmb investitorët e huaj, politikat sociale, të sotmen e të nesërmen.
Këta ndryshojnë emra, stinë dhe kohë.
Për hajdutët e “markës” Ilir Beqaj, e sotmja është dje, kurse për superhajdutët e “prerjes” Ilir Meta, e sotmja është nesër. Këta e të tjerët nuk janë kurrë në kohën e kohës, stinën e stinës, ditën e ditës.
Këta janë ca laperë, batakçinj, legena të qelbur që hapin e mbyllin “kanale” mes diktaturës e demokracisë, mes hajdutëve e viktimave, mes vetes e popullit.
Me diplomatët e huaj nxjerrin kunjin, sa shqiptarët dyshojnë se ndodh që ata blejnë heshtjen dhe deklaratat e tyre.
Superhajduti Ilir Meta lëshon kushtrimin se është i përgjuar.
I hetuar nga FBI kreu i Shtetit?
Përderisa nuk thotë jo ambasada amerikane, ashtu është. Dhe është shumë mirë. Po zërin e ngre pikërisht hajduti. Pse më përgjoni thotë dhe lëshon klithmë, nga “bregu” përtej lumit, ku i është bllokuar edhe varka, edhe gjëja e vjedhur. Vajton të nesermen e vet. Pra, Presidenti i Republikës është në të nesërmen, në burg.
Ilir Meta e pranon që është supërhajdut.
Një supervilë familjare me 11 banjo, ngjan rast unikal në Botë. Edhe si grykës, unikal është. Ndaj e ngre shtëpinë me 11 banjo për të patur afër shërbimin kohë e pa kohë. Ka “ngrënë” floririn e Thesarit të Shtetit çyryku, gjysmën e gjësë së vjedhur nga Sali Berisha, gati gjysmën nga Edi Rama e deri tik-taket e orës së ish ministrit të tij, Dritan Prifti.
Po, pas orës së murit ish ministri kishte një kamera që i nxori bojën si hajdut i 700 000 eurove, vetëm për një tender publik.
Ky superhajduti, pas makthit me orën, afroi Ferrin për ministrin që thjesht i regjistroi bisedën. Dosja u shfry, ora e ministrit i ndali akrepat, jeta e tij po ashtu, u shkurtua. Dritan Prifti, në pak kohë nisej për tek Altari për të marrë meshën e lamtumirës e për t’u nisur për botën tjetër.
Edhe Dritan Prifti hajdut ishte. Atje, në Ferr, e pret Ilir Metën.
Në Ferr do rishihen të tërë.
Edhe ish ministri Prifti jetonte në të djeshmen, si ish ministri tjeter Ilir Beqaj. Bënte sikur s’ka dosje për veten, sikur nuk është Djall, sikur s’ka vjedhur.
Beqaj jeton mes luksit, nën hijen e Edi Ramës.
Katapultimi i tij në krye të “Donacioneve të huaja”, kthen kohën pas. Koha pas, do të thotë, se hajduti Beqaj tashmë do të vjedhë jo vetëm nga thesi i shqiptarëve, por edhe nga ai i ndërkombëtarëve.
Kështu mendonte edhe hajduti i ndjerë Dritan Prifti, të vidhte jo veç nga ato që kishte në dorë ai, por të kapte diçka edhe nga të superhajdutit Ilir Meta.
Pra, hajdutët kanë “mëngjeset” dhe “mbrëmjet” e veta, “shkëlqimet” dhe “turbullirat”, si të dashuruarit kur nisin e “belbëzojnë” abc-të. Shkrihen e ngrihen, qeshen e zihen, më do s’më do, më tradhton, s’më trashton, e ke hallall, s’e ke hallall.
Kjo po ndodh sot.
Shumë, po ama shumë, se janë të varfër e të vjedhur, mallkojnë jo vetëm këta që kanë gjithçka haram, por edhe diplomatët e huaj që marrin rroga të majme hallalli a harami.
Pasuria e vjedhur i ka zënë rrugën gjithkujt. Shihet ngado, me sy të lirë. Hetuesit e FBI nuk e kanë aspak të vështirë. Sipas njoftimit zyrtar të Ambasadës, janë në terren, në kërkim të pasanikëve. Secila pasuri është në dosjen e tyre. Priten furtuna në Olimp. Do shkundet politika e pushteti. Aq shumë “Peshq” janë në rrjetë, në dosje, sa duhet të përdorësh pesë shifra.
Por lajmi për sot është se arrestimet do jenë nga koka, se Ilir Meta e Ilir Beqaj janë të hetuar nga FBI./Pamfleti