Politike30 Korrik 2022, 20:29

Ilir Meta nuk lë rehat as të vdekurit, sulmon Ramën nga nëna: Çfarë të lidh me spiunen “Neta”? Boll u fshehe pas fustanit të mamit

Shkruar nga Pamfleti
Ilir Meta nuk lë rehat as të vdekurit, sulmon Ramën nga

Vijon debati mes Ilir Metës dhe Edi Ramë sa i takon lidhjeve me Sigurimin. Ish-presidenti akuzohet se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit, ndërsa po mundohet të tregojë se edhe kryeministri ka pasur lidhje.

Rama sot tha se kryetaren e Autoriteti të Dosjeve e emëroi Meta. Ky i fundit ka hedhur në sulm Tedi Blushin, i cili duket se i ka dërguar mesazhe Ramës, ndërkohë që shprehet se Gentiana Sula ishte zv/ministre e Veliajt dhe s’ka gisht në emërimin e saj.

Por duket se debati ka degraduar pasi Meta e ka sulmuar Ramën nga nëna e vdekur.

Reagimi i Tedi Blushit

Pesë pyetje për Edi.K.R apo Edvin Kristaq Ramën dhe një sqarim:

-Edi.K.R apo Edvin Kristaq Rama, a ke marrë rrogë apo honorare nga Sigurimi i Shtetit për punën që kryeje në revistën e këtij organi “Në shërbim të popullit”?

-Kush të gjeti punë në revistën e Sigurimit “Në shërbim të popullit” dhe në këmbim të çfarë?

-Çfarë të lidh ty me spiunen “Neta” që karikaturove në revistën e Sigurimit?

-A i ke ofruar Sigurimit ndonjë shërbim EKSTRA në 3 nëntor 1988. Kush ishte përkthyesi dhe çfarë të lidh ty me dosjen “Scavolini”? Po raportin ti e shkruajte?

-Kush është spiuni i faktuar N.L dhe a je i sigurt që nuk re në kurthin e “Radio Lojës”?

Karikaturisti me pagesë i Sigurimit të Shtetit, Edi.K.R apo Edvin Kristaq Rama mashtron rëndë kur pretendon se kryetaren e Autoritetit të Dosjeve ia ka propozuar Meta.

Të gjithë e dinë se ajo ka qenë Zëvendësministre e Veliajt (djali i instruktore Shpresës), e preferuara e tij dhe e Ramës.

Për më tepër, që karikaturisti me pagesë i revistës së Sigurimit “Në shërbim të popullit”, e di më mirë se kushdo që takimet apo bisedat për të cilat pretendon janë të dokumentuara.

Gjithsesi nuk ka më vend për justifikime dhe alibi.

Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë dhe Rama është përgjegjësi kryesor që ka urdhëruar manipulimet dhe falsifikimiet.

Ka shumë gjëra që kanë çmim.

Por kurrë Dinjiteti dhe Nderi.

Djali i Netës i di shaka këto.

Më keq për të dhe tarallakët që e ndjekin në këtë marrëzi!

BOLL U FSHEVE PAS FUSTANIT TË GRAVE DHE TË MAMIT! PËRGJIGJU TANI!

Politike Akuza blushi Meta