Presidenti Ilir Meta ka komentuar zhvillimet e fundit politike.
“Nuk ka asnjë lloj dështimi sepse 2 marsi ishte një moment reflektimi dhe zgjimi pas një thirrje të presidentit. Nuk ka se si të dështojë populli për të mbrojtur sovranitetin e vet, pasi sovraniteti i përket popullit. Vetë populli ka vendosur që për çështje të rëndësishme shprehet me referendum. Ky është një proces që kulmon me 25 prillin ku do kemi 2 gjëra të shenjta në historinë e Shqipërisë: Vota e lirë dhe e barabartë, dhe e dyta është Kushtetuta dhe paprekshmëria e saj. shqipëria do të hyjë në epokën e sundimit të referendumeve.
Si mund të ketë një njeri më të nderuar se unë që jam ulur në karrigen e numrit 1 të shtetit dhe e di shumë mirë që është karrigia që i takon sovranit. Një gjë i kam bërë të qartë Bashës dhe Kryemadhit, zgjedhjet do të bëhen në 25 prill edhe pse mund të provokohen. Asnjërit të mos i shkojë në mendje të bëjë grusht shteti. Ata dy që firmosën kanë bërë gabim shumë të rëndë që kanë lënë parlamentin dhe nuk kanë hyrë në zgjehdjet lokale. S’më intereson marrëveshja e Bashës me Kryemadhin”, tha Meta për News24.