Aktualitet29 Dhjetor 2022, 22:06

“Ilir Meta si ujku”, Denis Dyrnjaja: U pudros dhe ndërroi emrin e partisë, por zakoni nuk harrohet

Shkruar nga Pamfleti
“Ilir Meta si ujku”, Denis Dyrnjaja: U pudros dhe ndërroi emrin

Denis Dyrnjaja e krahason rikthimin e Metës në politikë dhe ndryshimin e emrit të partisë nga LSI në “Partia e Lirisë”, me fabulën e ujkut që u maskua me miell, por në thelb mbeti ujk.

Fabula e ujkut që u lye me miell dhe i thanë fute pak këmbën poshtë… Edhe Meta vajti dhe u pudros. Meta u kthye, ndërroi look-un, por problemi është a e mendojnë njerëzit ndryshe? Nuk është më LSI, por çfarë mendojnë njerëzit? A e ka më popullaritetin e dikurshëm të LSI? Prova e madhe janë zgjedhjet e 14 majit. Nëse Berisha dhe Meta humbasin zgjedhjet, nuk kanë çfarë i thonë më Lul Bashës“, deklaroi Dyrnjaja në “Të Paekspozuarit”.

Ndërsa analisti Neritan Sejamini thotë se parti politike si këto që kemi në Shqipëri, të cilat nuk e ndërrojnë liderin prej 30 vitesh, i përkasin të shkuarës dhe nuk mund të frymëzojnë të rinjtë.

Në vitin 2025, do të votojnë njerëzit që kanë lindur në vitin 2007. E gjithë kjo është politikë e vjetër, e lodhur, e cila në një moment të caktuar ishte e suksesme. Sot, nuk e di si mund t’ja marrësh votën 18 vjeçarit me këtë lloj politike.

Këto parti politike që nuk i ndryshojnë asnjëherë liderët e tyre i përkasin të shkuarës. Këta nuk ikin dhe do ta kenë gjithnjë e më të vështirë për të tërhequr të rinjtë“, deklaroi Sejamini.

Aktualitet #Dyrnjaja Meta