Aktualitet 6 Shkurt 2022, 08:48

Ilir Meta u nderua si “Njeriu i vitit”, Romeo Kara: Tani të presim dekorimin final nga Gjykata Kushtetuese

Shkruar nga Pamfleti

Gjatë një aktiviteti të organizuar nga familjet shkodrane, Presidenti Ilir Meta u nderua si ‘Njeriu i Vitit’. Për këtë titull që i është dhënë Metës ka reaguar edhe juristi Romeo Kara.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Romeo Kara shkruan se më në fund u dekorua edhe Meta, i cili nuk ka lënë njeri pa dekoruar. Jo vetëm kaq, por juristi shkruan se tani presim dekorimin final të Metës nga Gjykata Kushtetuese, duke nënkuptuar kështu shkarkimin e tij nga posti i Presidentit.

“Më në fund, dekoruesi u dekorua. Çudia është, pse nuk dekoroi veten. Tani të presim dekorimin final nga Gjykata Kushtetuese.”- shkruan Romeo Kara.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet #Dekorim Ilir Meta Romeo Kara