Politike22 Mars 2018, 08:39

Ilir Meta zëvëndësi i grave, përdor Presidencën për punët e Monikës

Shkruar nga Pamfleti

Edhe pse po mundohet të tregojë se mes tyre nuk ka bashkëpunim politik, por vetëm ndajnë krevatin bashkë, marrëdhënja mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit duket qartë se nuk ndalet vetëm në detyrimet bahskëshortore.

Ato kanë edhe bashkëpunim politik, reciprokisht Presidenca në shërbim të LSI-së. Kjo e dëhsmon fakti se Ilir Meta nis takimet politike që nuk i shërbejnë vendit, por Monikës.

Shëmbulli është takimi i Metës me kryetarin e opozitës parlamentare daneze, Henrik Sass Larsen.
Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Meta theksoi se Larsen ishte mbështetës i jashtëzakonshëm i Shqipërisë në Danimarkë dhe Evropë prej 26 vjetësh kur drejtonte rininë socialdemokrate daneze.

Por realisht kjo i shërben Shqipërisë apo Monikës. Çfarë mund ti ofrojë një opozitar evropian Shqipërisë? Asgjë! Ai mund të përdoret si mbështetës apo lobues i opozitës shqiptare në Bruksel.

Politike Ilir Meta Monika Kryemadhi Presidenti i Republikës