Aktualitet13 Mars 2019, 15:57

Ilir Meta“çon” Lalzin në Presidencë, shpenzon 250 milionë lekë për orendi e pajisje të reja

Shkruar nga Pamfleti

Ilir Meta“çon” Lalzin në Presidencë, shpenzon 250 milionë lekë për orendi e pajisje të reja

I mësuar me luksin në vilën e tij në Gjirin e Lalzit, ku ka 11 banjo, madje dhe për macen e shtëpisë dhe ku mobilimi ka kushtuar mijëra euro, Meta e ka ‘transferuar’ këtë luks dhe në Presidencë. Institucioni i Presidencës ka kërkuar që të blejë orendi dhe pajisje për zyrën në vlerën e 250 milionë lekëve. Procedurat e tenderimit kanë filluar që më 11 janar, ndërsa firma përzgjedhëse pritet që të jetë në prill të këtij viti

Ilir Meta nuk ndalet në shpenzimin e parave të shtetit për të mobiluar dhe kthyer në ambiente luksi dhe të Presidencës.

I mësuar me luksin në vilën e tij në Gjirin e Lalzit, ku ka 11 banjo, madje dhe për macen e shtëpisë dhe ku mobilimi ka kushtuar mijëra euro, Meta e ka ‘transferuar’ këtë luks dhe në Presidencë.

Kështu, dy vjet nga zgjedhja e tij në krye të Presidencës, Ilir Meta pritet që të rinovojë pajisjet e institucionit që drejton por që po qëndron rrallë e më rrallë për punë në këto ambiente, pasi tërë kohën është në lëvizje herë në mal, herë në vizita dhe herë në relakse.

Bëhet me dije se institucioni i Presidencës ka kërkuar që të blejë orendi dhe pajisje për zyrën në vlerën e 250milionë lekëve. Procedurat e tenderimit kanë filluar që më 11 janar të këtij viti, ndërkohë që firma përzgjedhëse pritet që të jetë në prill të këtij viti.

Gjatë shqyrtimit të buxhetit të shtetit për institucionin e Presidencës në Komisionin e Ligjeve në nëntor 2018, përfaqësuesit e Presidentit Ilir Meta u shprehën të kënaqur nga fondet që kishte alokuar Ministria e Financave për këtë vit.

Për 2019-n, Buxheti i Shtetit për institucionin e Presidencës është 248,000,000 lekë nga 247,500,000 lekë që ishte në 2018-n./Pamfleti

codramol
smile

Kryesore Ilir Meta“çon” Lalzin në Presidencë shpenzon 250 milionë lekë për orendi e pajisje të reja