
Në KQZ kanë shkuar dy lista nga ana e PD, një nga grupi i Berishës dhe një nga ai i Alibeajt. Por duket se kërcënimet e Sali Berishës e kanë trembur kreun e KQZ, duke e detyruar të veprojë me dy standarde.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me në krye Ilirian Celibashin duket se ka futur në kolaps total Partinë Demokratike.
Nesër KQZ do të mblidhet për të shqyrtuar emrat për anëtarë të KZAZ-ve, por në njoftimin e shpërndarë për mediat, bëhet me dije se Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë vetëm listat e PL, PS dhe PSD. Emrat që kanë shkuar nga PD nuk janë futur në rend dite.
Në KQZ kanë shkuar dy lista nga ana e PD, një nga grupi i Berishës dhe një nga ai i Alibeajt. Por duket se kërcënimet e Sali Berishës e kanë trembur kreun e KQZ, duke e detyruar të veprojë me dy standarde. Në zgjedhjet e pjesshme një vit më parë ai nuk e regjistroi grupin e Berishës, por këtë vit ka vepruar ndryshe. Disa herë Celibashi e ka thënë se KQZ vepron sipas ligjit dhe nëse zbatohet ligji, KQZ duhet të veprojë sipas regjistrit të partive që ka gjykata. Në atë regjistër figuron kryetar Lulzim Basha dhe Berisha nuk figuron askund. Pra me ligj duhet të regjistrohen emrat që ka firmosu Gazment Bardhi, i cili figuron gjithashtu si Sekretar i Përgjithshëm. Por Celibashi duket se tani ka filluar manovrat. Pak ditë më parë ai madje shkoi deri aty sa kërcënoi se mund të mos e regjistrojë PD-në fare në zgjedhje.
“Është e kotë që të ndikojnë që kjo vendimmarrje të jetë për njërin ose tjetrin. Në fund të fundit, do të vendoset siç e ka parashikuar ligji, gjithkush të japë kontributin e vet që kjo çështje të zgjidhet ashtu siç duhet, nuk është KQZ-ja që vendos për çështje që nuk i ka kompetencë. Do të duhet të angazhoheni për të gjetur një zgjidhje, s’mund të bëjmë sikur s’po ndodh asgjë, pasi partia kryesore e opozitës mund të mos regjistrohet. Nuk mund ta injorojmë këtë”, tha Celibashi.