
Imazhet satelitore/ Kievi i rrethuar nga trupat ruse, tanket e mjetet e blinduara lëvizin drejt kryeqytetit ukrainas
Imazhet satelitore të Maxar (një kompani e specializuar në vëzhgimin e Tokës, radarët dhe satelitët e shërbimit në orbitë, produktet satelitore dhe shërbimet e ngjashme), tregojnë një dislokim të madh të forcave tokësore ruse drejt kryeqytetit ukrainas, Kievit.
Ato përmbanin qindra automjete ushtarake, duke u drejtuar në verilindje të qytetit ukrainas të Ivankiv dhe duke lëvizur në drejtim të Kiev – afërsisht 40 milje larg.
Sipas Fox News, kolona shtrihej për më shumë se 3.25 milje dhe përmbante karburant, logjistikë dhe automjete të blinduara si tanke, automjete luftarake të këmbësorisë, artileri vetëlëvizëse.
Në anën tjetër, kryetari i bashkisë së Kyiv ka folur për Associated Press dhe ka thënë se qyteti tani është “i rrethuar” nga forcat ruse.
“Ne nuk mund ta bëjmë këtë, sepse të gjitha rrugët janë të bllokuara”, citohet të ketë thënë ai. “Për momentin ne jemi të rrethuar”.
Sulmet ajrore janë raportuar në qytet ndërsa banorët përballen me një natë tjetër nën kërcënimin e sulmeve ajrore.