Politike 9 Korrik 2022, 21:04

Ina Zhupa, ithtare e flaktë e Berishës: Protesta e 7 korrikut na bashkoi, shumë pak deputetë e braktisën

Shkruar nga Pamfleti
Ina Zhupa, ithtare e flaktë e Berishës: Protesta e 7 korrikut na

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka folur sërish për protestën e 7 korrikut, duke theksuar se PD është e bashkuar dhe se kjo u tregua edhe në protestë.

Zhupa nuk ka harruar të përmendë edhe deputetët demokratë të cilët zgjodhën të mos ishin krahë Berishës, duke thënë se për ta ndjen keqardhje.

“Unë mendoj se PD-ja siç e patë dhe në protestë është bashkuar në shumicën e saj, mendoj se nuk ka më ato dy frontet, ato dy llogoret që ishte një periudhë e Partisë Demokratike. Demokratët janë bashkuar. Ka një lloj problematike që ju e shikoni me drejtë që lidhet me grupin parlamentar të Partisë Demokratike edhe dje deputetë që nuk ishin në protestën e 7 korrikut. Kishte deputetë që nuk ishin prezentë për të cilët realisht jam e keqardhur sepse i doja në front të betejës kur bëhet fjalë për përplasje me qeverinë dhe për të ngritur zërin përballë qeverisë”, tha Zhupa.

Ajo vuri theksin në faktin që ky bashkim është në favor të Ramës dhe se protesta duhet të jetë një moment bashkimi për të gjithë demokratët.

“E rëndësishme është që ne të mblidhemi brenda Partisë Demokratike, të shprehim mendimet tona dhe të votojmë për vendimet që duhet të marrim. Ne nuk duhet të mbrojnë interesin e Edi Ramës duke dalë me 2/3 apo 5 kandidatura për inat të sime vjehrre siç është një shprehje popullore. Protesta të jetë moment bashkimi për të gjithë demokratët”, ka përfunduar deputetja.

Kujtojmë qe Berisha përjashtoi nga ftesa për protestë Lulëzim Bashën, Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin edhe pse te tre kishin bërë të ditur që nuk do të ishin pjesë e saj. Ndërsa pjesa tjetër e demokratëve, edhe pse kanë qenë kritik ndaj Berishës, konfirmuan pjesëmarrjen duke u paraqitur njëri pas tjetrit në shesh me 7 korrik.

Politike Ina Zhupa Protesta