Politike23 Shkurt 2022, 12:27

Inceneratorët/ A ka përfituar Lefter Koka 4 milionë euro? Rama në Komisionin Hetimor: Të lutem respektoni ligjin!

Shkruar nga Pamfleti
Inceneratorët/ A ka përfituar Lefter Koka 4 milionë euro? Rama

Inceneratorët/ A ka përfituar Lefter Koka 4 milion euro? Rama në Komisionin Hetimor: Të lutem respektoni ligjin!

Kryeministri Edi Rama ka nisur me dëshminë e tij për çështjen e inceneratorëve në Komisonin Hetimor Parlamentar. Që në nisje të dëshmisë së tij, kryeministri Rama i kërkoi kryetares së këtij Komisioni, Jorida Tabaku të respektojë ligjin.

Unë këtu kam ardhur si dëshmitar dhe do t’ju sugjeroj që të mos eksportoni këtu debatin parlamentar apo debatin televiziv. Mendoj se ky komision është shumë i rëndësishëm. Unë i kam  dhënë mbështetjen e plotë dhe jam këtu për të ndihmuar në zbardhjen e të vërtetës dhe vetëm të vërtetës. Nëse doni që të jem kështu deri në fund respektoni punën e këtij komisioni“, tha Kryeministri.

Nga ana tjetër, Tabaku theksoi se është në interesin e këtij Komisioni që të zbardhet e vërteta, duke shtuar se është e sigurtë që ju nuk do të silleni si dëshmitarët e tjerë.

Tabaku: Keni miratuar një ligj për pronarët përftues. A është Lefter Koka pronar përfitues ku ka perfituar 4 milion euro nga kjo aferë?

Rama: Zonjë, unë kam ardhur në këtë komision jam njohur me detyrimet e mia si dëshmitar dhe me detyrimet tuaja si komision, anëtar e kryetare. Në ligj kam lexuar që komisioni nuk ngre akuza penale e as të ushtroje atributet e gjykatës.

Në asnjë rast nuk lejohet që anëtarët e komisionit te fyejnë apo të prekin dinjitetin personal të personit të thirrur si dëshmitar, këtë e keni bërë në mënyrë të përsëritur dhe madje në këtë komision është përsëritur akuza e grupit të strukturuar kriminal.

Këtu kam ardhur si dëshmitar, do ju kërkoja të bëni punën tuaj e unë të bëj punën time do jui sugjeroja në këtë komision mos eksportoni debatin parlamentar apo televiziv, ky është sugjerim mbetet në tagrin tuaj nëse do e bëni apo jo.

Unë i kam dhënë mbështetjen e plotë komisionit opozitar është lënë e lirë të thërrasë dëshmitarët që kanë dashur jam këtu për të ndihmuar në zbardhjen e të vërtetës e vetëm të vërtetës.

Nëse doni të mbetemi të tillë deri në fund, respektoni ligjin edhe ju. nëse do bëni zgjedhjen që keni bërë në ditë të tjera unë do u përgjigjem po ashtu.

Politike Edi Rama inceneratorët Lefter Koka