Politike15 Gusht 2022, 11:53

Inceneratorët/ Berisha hedh në sulm dhëndrin, i kërkon llogari SPAK-ut: Pse keni frikë të hetoni Ramën dhe Veliajn?

Shkruar nga Pamfleti
Inceneratorët/ Berisha hedh në sulm dhëndrin, i kërkon

Inceneratorët/ Berisha hedh në sulm dhëndrin, i kërkon llogari SPAK-ut: Pse keni frikë të hetoni Ramën dhe Veliajn?

Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës, ka akuzuar prokurorët e SPAK për hetimet për inceneratorët.

“Prej dy javësh nga kjo foltore i bëjmë 5 pyetje SPAK dhe të gjitha palëve që kanë vesh dhe sy, qelë nuk janë mbyllur nga perdja e trashë e parave të korrupsionit. Do të vazhdojmë edhe dy muaj, dyqind herë apo dymijë pyetje. Këto pyetje të thjeshta që bëjmë dhe përsërisim nuk janë tonat, por të njerëzve”, tha anëtari i Këshillit Kombëtar të PD.

Dhëndri i Berishës i ka drejtuar edhe njëherë SPAK-ut 5 pyetjet.

Sipas tij SPAK-u, i dinë përgjigjet, por ato të çojnë lart, aty ku prokurorët tanë nuk shkojnë dot.

“1. A ju thonë gjë kompanitë e mëposhtme (I) Integrated Energy, (Ii) Geogenix, (iii) Almares Management dhe (iv) Residence Corporate Services?

SPAK i di përgjigjet, por ato të çojnë lart, aty ku prokurorët tanë nuk shkojnë dot. Ne do të kthehemi nesër, jo me drejtësinë, por me përgjigjet e këtyre pyetjeve. Ato të çojnë te të njëjtët emra dhe të njëjtat gjurmë. Firma e kundërligjshme e inceneRamës dhe IncenErjonit, i bashkon të gjitha fijet. Vetëm SPAK nuk i bie në fije. Pse vallë?”, u shpeh Malltezi

Politike Edi Rama inceneratorët Jamarbër Malltezi Sali Berisha SPAK