Politike18 Shkurt 2022, 09:42

Inceneratorët/ Dëshmitarja nuk paraqitet në Komision, Tabaku: Kemi 20 min që e presim, policia ta sjellë me forcë

Shkruar nga Pamfleti
Inceneratorët/ Dëshmitarja nuk paraqitet në Komision, Tabaku:

Inceneratorët/ Dëshmitarja nuk paraqitet në Komision, Tabaku: Kemi 20 min që e presim, policia ta sjellë me forcë

Ka nisur me debate mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor Parlamentar për çështjen e inceneratorëve.

Drejtuesja e këtij komisioni, Jorida Tabaku, tha se një prej dëshmitareve që do të pyetej për herë të dytë, Arjola Kodra, nuk është paraqitur në mbledhjen e sotme.

Administratorja e kompanisë koncensionare të inceneratorit të Tiranës, “Integrated Energy BV SPV”, Ariola Kodra, nuk është paraqitur sot në seancën e dytë në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve.

Kryetarja e komisionit Jorida tabaku i ka dhënë ultimatum Kodrës se nëse nuk paraqitet deri në drekë policia do ta marrë me forcë. Tabaku sqaroi se ka marrë prova të tjera që tregojnë lidhjen e saj të hershme në biznes me Klodian Zoton dhe Stela Gugalljan.

“Për zonjën Kodra do njoftoj shërbimet e policisë për ta sjelle me forcë. Pas njoftimit që unë bëra për të bërë kallëzime për personat që nuk sjellin informacione ne kemi një fluks informacionesh. I kërkoj PS kërkesën për zotin Artan Rama për të dëshmuar në këtë komision.

Unë besoj se PS mund të ketë reflektuar. Zonjës Ariola Kodra i kërkuam disa dokumenta dhe të vijë e s’ka ardhur. Unë  jam vendosur në dijeni të shumë fakteve të reja të lidhjes së zonjës Kodra me pronarët e inceneratorit, jam vendosur në dijeni në lidhje me fakte të lidhjeve të hershme të biznesit të saj me pronarët e inceneratorit, për të cilat në komision ajo tha të pavërteta. Ne jemi duke pritur ende informacion për pjesën financiare të kompanisë.

Stafit i kërkoj t’i nisim një kërkesë tjetër në të kundër të drekë do i kërkojmë policisë ta sjellë me forcë.”, u shpreh Tabaku.

Ndërkohë pas fjalës së Tabakut deputeti Arben Pëllumbi u shpreh i bindur se ka pasur paqartësi në komunikim, dhe jo një mungesë gadishmërie nga ana e Kodrës, për të dëshmuar në Komision.

Politike deshmitare force inceneratorët Jorida Tabaku komision polici