Politike28 Shtator 2022, 16:01

Inceneratorët dhe koncesionet në shëndetësi, Tabaku: Pazari me taksat e shqiptarëve, biznesi më fitimprurës në kohë krize

Shkruar nga Pamfleti
Inceneratorët dhe koncesionet në shëndetësi, Tabaku: Pazari

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, është shprehur se kompania e inceneratorëve dhe ato të koncensioneve të shëndetësisë kanë pasur fitime konkretisht 30% dhe 20% për vitin 2021.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Tabaku tha se të dy këto koncesione, janë dëshmi se biznesi më fitimprurës në kohë krize është pazari me taksat e shqiptarëve përmes qeverisë.

Ndërkohë sa i takon bizneseve të ndershme, deputetja e PD u shpreh se ato janë duke mbyllur masivisht qepenat, pasi nuk kanë mundësi mbijetese në treg, duke qenë se qeveria krijon monopole me kontrata koncesionare për biznese të lidhura me të!

Sipas Tabakut, kjo tregon shumë mirë se çfarë ekonomie ne kemi, jo një ekonomi tregu por një ekonomi oligarkike të lidhur ngushtë me qeverinë, një ekonomi që vret shqiptarët e mbi të gjitha shtresën e mesme.

Ajo shtoi gjithashtu se nëse kjo do ishte një qeveri e majtë, së paku do t’i taksonte të ardhurat shtesë, por sipas Tabakut ajo bënë të kundërtën.

Postimi i Jorida Tabakut:

Biznesi i suksesshëm i PPP-ve.

Kompania e inceneratorëve që është në pronësi të zyrtarisht 3 personave nën kërkim dhe jo zyrtarisht të shumë funksionarëve publikë e shtetërorë ka pasur një fitim prej 30% (22 mln euro).

Kompanitë e koncesioneve të shëndetësisë kanë pasur një fitim prej gati 20% për vitin 2021 ndërkohë që shqiptarët paguajnë gjithnjë e më shumë nga xhepi për spitalet dhe mjekimin e tyre.

Të dy këto koncesione, pa iu futur shifrave të koncesioneve dhe PPP-ve të tjera, janë një dëshmi se kush është biznesi më fitimprurës në kohë krize; pazari me taksat e shqiptarëve përmes qeverisë.

Sot bizneset e ndershme janë duke mbyllur masivisht qepenat, sot nuk ka mundesi për asnjë mbijetesë në treg ndërkohë që qeveria krijon monopole me kontrata koncesionare dhe kjo siguron fitime për biznese të lidhura me të!

Sot kompania e karburanteve vendosin vetë çmimin me të cilin shesin naftën më të shtrenjtë në rajon, kompanitë e produkteve ushqimore ulur këmbëkryq me qeverinë vendosin vetë çmimet e tyre dhe gezojmë të ardhurat shtesë!

Kjo tregon shumë mirë se çfarë ekonomie ne kemi; nuk kemi një ekonomi tregu por një ekonomi oligarkike të lidhur ngushtë me qeverinë (klubi oligarkisë).

Nëse kjo do qe një qeveri e majtë, së paku do t’i taksonte të ardhurat shtesë. Në të kundërt kjo qeveri i ka garantuar koncesionarit të inceneratorëve një kontratë të majmë monopoli për dherat e ndërtimeve (siç edhe u vërtetua në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve).

Një ekonomi që vret shqiptarët e mbi të gjitha shtresën e mesme!

Politike inceneratorët Koncesionet tabaku